Lajme nga vendi
Rreth 65 përqind e studentëve të diplomuar në UEJL gjejnë punë | VIDEO
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë është mbajtur panairi i Karrierës, ku kanë marrë pjesë rreth 50 kompani nga Maqedonia dhe rajoni.Panairi i karrierës është një mundësi e mirë sepse ofrohen më tepër se 40 vende pune dhe mundësi për punë praktike në këta kompani, nënvizoi rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti. Sipas tij, ky panair u dedikohet studentëve për të pasur më shumë mundësi për punësim duke sjellur studentët, punëdhënësit dhe sektorin civil, ndërsa nënvizoi se universiteti që drejton ai gjithnjë shkon në drejtim të përshtatjes së kërkesës së tregut të punës.Bexheti tha se raporti i fundit për punësimin e studentëve që përfundojnë studimet në këtë universitet tregon se rreth 65 përqind e studentëve të diplomuar gjejnë punë.
“Ajo që tregon në raport se 65 përqind e studentëve të diplomuar në një periudhë prej gjashtë muajve të diplomimit janë të punësuar.Pra, flasim për gjeneratën 2020/21, dhe nëse kësaj ia shtojmë edhe 20 përqind të atyre që me dëshirë nuk kërkojnë punë, sepse kanë përcaktime tjera duke shkuar në profesionalizim, apo vazhdojnë master studimet, pra punësimi është 83 përqind.Pra, vetëm 17 përqind janë të papunësuar prej atrye që kanë përfunduar studimet dhe kanë diplomuar në Universitetin tonë” tha për Televizionin KOHA rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti.
Duke ju referuar shifrave në nivel të shtetit, rektori Bexheti tha se në Maqedoninë e Veriut ka 17 mijë vende pune për të cilët nuk gjenden profile të caktuara.Në ndërkohë, në Tetovë tashmë ka filluar aplikimi për masat aktive të vetpunësimit dhe ka një interesim të madh, thonë nga Agjencioni pë Punësime në Tetovë.Nga ky agjencion thonë se shumica e atyre që kanë fituar grante vitin e kaluar, bëjnë aplikime për të rritur numrin e të punësuarve përmes masës për subvencionim të rrogave.
“Për momentin në Tetovë kemi afër 14 mijë të papunë dhe këta janë kërkues aktiv, kurse dy mijë janë të papunë por që janë në kategorinë e atyre që nuk janë kërkues aktiv të punës.Gjithsej janë 16 mijë të papunë në Tetovë.Më së shumti që kërkohet në trefun e punës janë profesorët e lëndës së matematikës, Inxhineirët e teknologjisë, profesorët e Kimisë e kështu me rradhë” tha për Televizionin KOHA Abdylexhelal Jonuzi, Drejtor i Agjencionin për Punësim në Tetovë.
Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti informoi se tashmë rreth 70 përqind e të diplomuarve punësohen në sektorin privat dhe vetëm 30 përqind janë të punësuar në administratën publike shtetërore, kurse para shumë vitesh ky proporcion ishte anasjelltas. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Arrestohen 7 persona për organizimin e përleshjeve me qenë
Aksioni policor është realizuar në qytetin e Kumanovës, ndërsa të arrestuarit janë nga Gostivari, Tetova dhe nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Një aksion i policisë së Kumanovës, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, që dyshohen për organizimin e “përleshjeve me qenë”.
Sipas informacioneve të parë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, me datën 23 mars rreth orës 23:00, policia i ka arrestuar personat me iniciale S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38) të gjithë nga Tetova, pastaj S.A. (40) nga fshati Çerkez i Kumanovës, si dhe N.M. (62) nga Gostivari.
Ata janë kapur në momentin që po organizonin aktivitetet për përleshjeve mes qenëve.
Të dyshuarit menjëherë janë dërguar në Stacionin policor, ndërsa SPB-ja (Sektori per Pune te Brendshme) thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë masat adekuate ligjore.
Lajme nga vendi
Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”
Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian.
Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i tyre janë të papranueshme.
Taravari kërkoi që VLEN të ushtrojë ndikim real mbi partnerët qeveritarë dhe të mos mbetet spektator në proceset kyçe që përcaktojnë të ardhmen e vendit.
Në fund, ai bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është opsion, por domosdoshmëri strategjike për shtetin dhe qytetarët.
Lajme nga vendi
Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë
Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.
“Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

