Connect with us

Lajme nga vendi

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme: Propozimet tona për shëndetin mendor janë pranuar nga MASH dhe interpretuar në rekomandimet e Qeverisë

Published

on

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme i mirëpret rekomandimet e Qeverisë dhe faktin se katër nga masat e propozuara për përmirësimin e shëndetit mendor të nxënësve të shkollave të mesme janë pranuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe janë interpretuar në rekomandimin e nëntë dhe të dhjetë.

Bëhet fjalë për indikacionin e secilës shkollë për të ofruar kushte hapësinore për bashkëpunëtorët profesionistë në mënyrë që të jenë të hapur ndaj nxënësve dhe nëse kanë nevojë, nxënësit mund të caktojnë edhe një takim tet-a-tet me psikologun e shkollës së tyre. Gjithashtu, MASH, së bashku me bashkëpunëtorët ekspertë të shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësues të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, profesorë universitarë, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektoratin Shtetëror Arsimor do të formojnë një grup pune që do të krijojë protokolle për punën e duhur në ofrimin e mbështetjes psikosociale dhe mendore për shëndetin e nxënësve.

“Krijimi i një protokolli për përcaktimin e modelit të ri të punës së psikologëve të shkollave, përkatësisht ata të kenë takime tet-a-tet me nxënësit në vend që të bëjnë punë administrative, është një angazhim i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme që nga maji 2021. Prandaj, Unioni reagon pozitivisht ndaj vendimit për të filluar procesin e realizimit të këtij vizioni tonë. Gjithashtu, rekomandimi i dytë i Qeverisë parashikon krijimin e këshillave bashkiakë për parandalimin e delikuencës së fëmijëve nëpërmjet pushtetit vendor dhe Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve. Në rekomandimin theksohet qartë se përfshirja e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në këto këshilla është e nevojshme. Vërejmë se disa nga komunat tashmë e kanë bërë këtë dhe kanë përfshirë edhe përfaqësues nga Unioni si anëtarë në këto organe, thekson Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Advertisement

Lajme nga vendi

Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat

Published

on

Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.

“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës

Published

on

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.

“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.

Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

Published

on

Nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në orët e pasdites së djeshme u zhvillua një aksion ku u arrestuan pesë persona, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, menaxheri i një kompanie private i ka premtuar ryshfet prej 50 mijë eurosh drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore dhe Zhvillim Rural, në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje për fonde nga programi IPARD, ndonëse kompania nuk i plotësonte kushtet.

Në skemë janë përfshirë edhe tre ndërmjetës, mes tyre një punonjës i Administratës Tatimore dhe një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, të cilët kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj drejtorit. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 400 euro si pjesë e ryshfetit të pranuar. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit.

Continue Reading

Më të lexuarat