Lajme nga vendi
NATO: Vendosen në gjendje gatishmërie luftarake 300.000 ushtarë për “përplasje që mund të ndodh në çdo moment”
																								
												
												
											Aleanca Atlantike e Veriut përgatitet për “përplasje që mund të ndodh në çdo moment”, njoftuan mediat britanike për planet ushtarake të NATO-s.
Siç theksohet, këto plane do të zgjidhen në samitin e Aleancës në Vilnus, në korrik, ndërsa qëllimi i tyre është “gatishmëri më e mirë e Aleancës për sulm dhe logjistikë të përmirësuar”.
Për herë rë parë pas Luftës së Ftohtë, NATO do t’i azhurnojë planet e saj luftarake për atë se si të përgjigjet në rast një sulmi rus.
“Dallimet fundamentale mes menaxhimit me krizë dhe mbrojtje kolektive është ajo që ‘nuk jeni ju, por armiku im është ai që vendos kur do të sulmojë”, deklaroi admirali Rob Baur, një nga përfaqësuesit më të latë ushtarak të NATO-s.
NATO i quan këto “plane rajonale” dhe si pjesë e tyre, anëtarët e NATO-s do të marrin udhëzime.
“Aleatët do të dinë saktësisht se cilat forca dhe aftësi nevojiten, duke përfshirë çfarë, ku dhe kur të vendosen”, komentoi Jens Stoltenberg, kreu i NATO-s mbi dokumentet e klasifikuara.
Me këto plane zyrtarizohet procesi që filloi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur aleatët perëndimorë dërguan për herë të parë njësi luftarake në lindje dhe Britania, Kanadaja dhe Gjermania morën rolet udhëheqëse në tre shtetet baltike.
Aleanca, bien dakord që ekspertët, nuk po përgatitet më për një sulm të madh, por për disa kriza më të vogla rajonale që do të kërkojnë forca të dislokueshme me shpejtësi.
Ndryshe, kartat janë dukshëm të ndryshme sesa në Luftën e Ftohtë, duke pasur parasysh shumicën e shteteve anëtare dhe pranimin e Finlandës. Tani ai kufi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e enigmës, dhe më parë terreni kryesor i mundshëm i betejës ishte Gjermania.
Lajmi i madh është ekzistenca e dronëve, armëve hipersonike dhe qarkullimi i shpejtë i informacionit.
Ka shumë sfida – 300.000 trupa duhet të vihen në gatishmëri, nga 40,000 më parë, dhe ka municione dhe prodhim armësh, të varfëruara nga lufta në Ukrainë, thuhet në planet e Aleancës.
Lajme nga vendi
Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Po kthehem aty ku filloi gjithçka, nga sot fillon KOHA jonë!
														Kryetari i ri Çairit Izet Mexhiti ka njoftuar se ka pranuar detyrën si kryetar i Komunës së Cairit.
Mexhiti, ka deklaruar se po kthehet në vendin e tij, mes njerëzve të tij, më përulje dhe me mirënjohje të thellë.
“Po rikthehem aty ku filloi gjithçka.
Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje.
Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi ishte bindshëm krah meje. Më dha një fitore të pakontestueshme, që edhe një herë e dëshmoi fuqinë dhe peshën tonë politike.
Ky votim masiv ishte një deklaratë e qartë nga qytetarët e Çairit, se duan vazhdimësi, duan zhvillim, duan punë. Ishte një mesazh besimi, vlerësimi dhe mbështetjeje që e ndjej si përgjegjësi të madhe ndaj secilit prej jush.
Unë e di çfarë pret Çairi.
Pret punë të ndershme, rezultate konkrete dhe një qeverisje që nuk njeh asgjë më të shenjtë se interesi publik. Dhe këtë do ta ketë.
Prandaj, sot kthehem për t’ia kthyer Çairit këtë besim me përkushtim, me vizion dhe me punë.
Rikthehem sepse Çairi është pjesë e identitetit tim. Është historia ime personale dhe misioni im publik. Në çdo fazë të jetës sime, Çairi ka qenë forca që më ka mbajtur drejt, që më ka kujtuar pse ia vlen të punosh për njerëzit e tu.
Çairi im,
Përpara nesh qëndron një kapitull i ri.
Një periudhë që do të përcaktojë jo vetëm si do të zhvillohet Çairi, por edhe çfarë modeli qeverisjeje do të ndërtojmë për gjithë vendin. Ne do të punojmë bashkë me ju, me plan të qartë, me transparencë dhe me guxim për të bërë ndryshime të mëdha.
E di që përpara kemi shumë punë. Por kam besim.
Kam besim te njerëzit e Çairit, te energjia, te talenti dhe te dashuria e tyre, për këtë vend. Dhe çdo arritje që do të vijë, do të mbajë vulën tuaj, juve, që nuk u dorëzuat kurrë.
Të dashur qytetarë,
Faleminderit për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit për fitoren e bindshme. Dhe unë ju premtoj se do ta udhëheq këtë komunë të çmuar me nder, me përgjegjësi dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e mi.
Nga sot fillon puna për Çairin që duam. Nga sot fillon KOHA jonë!”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme nga vendi
U gjetë drogë në veturë, arrestohen 2 persona
														MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë”.
“Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Miqësia përfundon tragjikisht: Prokuroria kërkon paraburgim për vrasjen në Dojran
														Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit.
“I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi. Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike, duke i shkaktuar mbi dhjetë fraktura në duar, këmbë dhe kafkë. Goditjet zgjatën rreth gjysmë ore, gjatë së cilës viktima nuk mundi të mbrohej dhe pësoi plagë të rënda dhe gjakderdhje të madhe. I dyshuari e la viktimën në shkallë dhe u largua. Viktimën e vunë re kalimtarë të rastit, të cilët thirrën ndihmën e shpejtë, dhe ai u transportua në Qendrën Mjekësore të Gevgelisë, por vdiq si pasojë e plagëve të marra”, thonë nga Prokuroria.
- 
																	
										
																			Lajme nga vendi6 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
 - 
																	
										
																			Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
 - 
																	
										
																			Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë
 

