Lajme nga vendi
Anti-korrupsioni e ka marrë dhe është duke e analizuar marrëveshjen për korridoret 8 dhe 10-D
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e mori Kontratën me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel and Enka” që e ka kërkuar si pjesë e dokumentacionit për rastin që ka hapur lidhur me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d pas njoftimeve në media për përzgjedhjen e supervizorit dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për të analizuar çështjen. “E kërkuam kontratë, e morën dhe po punojmë në të gjitha dokumentet, që do të thotë se analiza është në proces”, tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.
“E formuam ekipin. E saktë. Ekipi përbëhet nga katër këshilltarë. Të gjithë janë specialistë në fushën e tyre. Për shembull, dikush në prokurimet publike më shumë, dikush në pjesën e punësimeve. Kemi një studiues të shkëlqyer, ai sigurisht është i përfshirë. Këshilltarin të cilin në baza të rregullta, sipas sistemit elektronik i ka rënë lënda, anëtari i komisionit Katica Nikollovska, e përfshiva në lëndën, kështu që me forca të përbashkëta do të ecim përpara. Nuk mund të them ndonjë afat të rreptë sepse edhe koha jonë është pak e ndarë. Jemi të përfshirë vazhdimisht në skriningjet. Javën e kaluar Katica u kthye, javën e ardhshme unë duhet të shkoj, mirëpo ekipi i këshilltarëve punon. Ne koordinohemi edhe kur nuk jemi fizikisht të pranishëm, na lejon teknologjia. Kjo lëndë na rëndon më shumë se të gjitha, andaj janë bërë të gjitha përpjekjet që ajo të ndodhë sa më shpejt”, tha Ivanovska, e cila mori pjesë në ligjëratën në kuadër të fushatës promovuese për luftimin e korrupsionit “Bëhuni heronj të ndershmërisë” në SHF “Kole Nedelkovski” në Komunën Qendër.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

