Lajme nga vendi
Në Strugë fillon forumi i Prespës për dialog “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision (i pa)i mundur?”
Në hotelin “Drim” në Strugë sot fillon edicioni i tretë i Forumit të Prespës për dialog me titull “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision (i pa)i mundur?”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa nën patronazhin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Forumi i Prespës për dialog këtë vit përkon edhe me përvjetorin e parë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Kryeministri Kovaçevski në cilësinë e kryesuesit do ta udhëheqë seancën qendrore të Konferencës me temën “5 vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfida që krijojnë mundësi”.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, tema e titullit të FPD-së të këtij viti është Evropa e bashkuar si një faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të kontinentit, i pasqyruar përmes integrimit të forcuar dhe të përshpejtuar të pjesës tjetër të vendeve të kontinentit në Bashkimin Evropian.
Në forumin dyditor në një vend, do të jenë të pranishëm përfaqësues të shquar vendas dhe ndërkombëtarë të rangut të lartë, diplomatë, figura të shquara nga komuniteti akademik dhe i biznesit, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave rinore, të cilët do të kenë një mundësi të shkëlqyer të ndajnë analizat e tyre, mendime dhe ide për temat më aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Ndër pjesëmarrësit e konfirmuar janë presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës i Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman, ministrat për Çështje Evropiane nga Serbia dhe Shqipëria, Tanja Misheviq dhe Majlinda Duka, Piter Burk nga Irlanda; Martin Dvorak nga Republika Çeke, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmit, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Miroslav Jenca, Nënsekretarja e Përgjithshme e UNDP-së, Ivana Zhivkoviq, etj.
Në kuadër të forumit do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Nismës Rajonale për Migracionin, Azilin, Refugjatët (MARRI) dhe Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), si dhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Miqtë e Evropës (Friends of Europe).
#Agresioni rus në Ukrainë na kujtoi nevojën për një Evropë të bashkuar të përkushtuar për të mbrojtur vlerat dhe interesat e saj. Nuk ka asnjë mendim politik shkencor përkatës që nuk e vendos temën e Evropës së bashkuar si një faktor kyç për unitetin dhe stabilitetin e kontinentit të pasqyruar përmes integrimit të forcuar dhe të përshpejtuar të pjesës tjetër të vendeve të kontinentit në BE. Në forumin e sivjetshëm do të diskutojmë se sa është e mundur të përmbushet ky mision deri në fund të kësaj dekade apo një familje e gjerë evropiane deri në vitin 2023, tha të martën në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai shtoi se duke zgjedhur Strugën këtë vit, ne e njohim historinë e pasur të qytetit të shkëmbimeve kulturore dhe akoma më shumë ia shtojmë Ohrit Strugën si dy qytete që nuk janë vetëm simbole të Liqenit të Ohrit, por edhe vende që frymëzojnë dialog të hapur dhe diskutime produktive.
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

