Lajme nga vendi
Gjendet trupi i pajetë i 29 vjeçarit në liqenin artificial të “Gllazhnjës”

Gjendet trupi i pajetë i Fazli Ramadanit. Informacionin e ka konfirmuar edhe Qendra për Menaxhim me Kriza. 29 vjeçari ishte zhdukur 5 ditë më parë, pasi ishte futur në liqenin artificial të “Gllazhnjës” në Komunën e Likovës. Në aksionin e kërkimit ishin të angazhuar gjashtë zhytës të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” dhe tetë të tjerë nga Batalioni për Qëllime Speciale “Ujqit”, së bashku me pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 29 vjeçari ishte nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Ministria e Energjisë: Përfundoi afati për mbështetjen financiare të konsumatorëve të cenueshëm – shpallja së shpejti

Ministria e Energjisë, Mineraleve dhe Minierave njofton se afati për aplikim në kuadër të programit të mbështetjes financiare për konsumatorët e cenueshëm të energjisë elektrike për vitin 2025 përfundoi më 30 gusht 2025.
Ky program ishte i dedikuar për individët dhe familjet që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve më të ndjeshëm ndaj kostove të energjisë dhe ka për qëllim të ofrojë ndihmë direkte për pagesat e energjisë elektrike.
Ministria njofton se së shpejti do të publikohet lista e përfituesve, ndërsa procedurat e verifikimit janë në përfundim./TV21
Lajme nga vendi
VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin

Koalicioni VLEN ka akuzuar sot Bujar Osmanin, duke pretenduar se ai është takuar në mënyrë private me ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski në Budapest. Sipas njoftimit, Osmani ka qenë atje me familjen e tij, por edhe ka zhvilluar një takim sekret me Gruevskin.
VLEN thekson se përpjekjet e Osmanit për të mohuar takimin, duke u fshehur pas “informacioneve të klasifikuara” dhe mohim në rrjetet sociale, dëshmojnë dyfytyrësinë e tij. VLEN paralajmëron se dëshmitë për këtë takim do të dalin së shpejti para opinionit.
Gjithashtu, MPB dyshohet se po heton përfshirjen e BDI-së në arratisjen e Gruevskit, duke përmendur edhe automjetin e Ali Ahmetit si pjesë të hetimeve.
Sipas VLEN, Bujar Osmani dhe BDI janë bashkëpunëtorë të afërt të Gruevskit dhe rrjetit të tij, duke mbajtur një rol të rëndësishëm në këtë çështje.
Lajme nga vendi
Delegacion i Komisionit të Venecias në bisedime në Gjykatën Kushtetuese

Një delegacion i Komisionit të Venecias i udhëhequr nga nënkryetari Martin Kujer vizitoi dje Gjykatën Kushtetuese dhe u takua me kryetarin e Gjykatës, Darko Kostadinovski dhe gjyqtaren Ana Pavllovska Daneva.
Anëtarët e Komisionit të Venedikut shprehën interes për kuptimin dhe përmbajtjen e vendimit të Gjykatës U.br.90/2024, i cili shfuqizoi dispozitat e disa ligjeve dhe akteve nënligjore që lidhen me konceptin e “përkatësisë së komuniteteve”, pjesë e të cilës janë edhe pjesë nga Metodologjia për planifikimin e punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, i njohur në publik si “Balancuesi”. Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe dialogun konstruktiv në periudhën e ardhshme. Takimi u zhvillua më 3 shtator në ambientet e Gjykatës Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve