Connect with us

Lajme nga vendi

Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Muhamet Sherifi

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Muhamet Sherifi.

Në njoftimin mortor të teatrit thuhet se kontributi i Muhamet Sherifit për zhvillimin e Teatrit Shqiptar, e me këtë edhe të mbarë kulturës shqiptare, dhe për arritjen e niveleve që i ka sot ky teatër është i pamohueshëm.

“Në kohën derisa drejtohej nga Muhamet Sherifi (nga viti 1980 deri në pensionimin në vitin 2000, njëherë si drejtor i Dramës Shqiptare pranë Teatrit të Kombësive dhe më pas drejtor i përgjithshëm Teatrit), ky institucion realizoi projekte të shumta të suksesshme që u mirëpritën jo vetëm nga publiku vendor, por edhe shumë më gjerë, duke e trasuar rrugën e tij drejt afirmimit në nivel rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin mortor.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kallëzim penal ndaj dy personave: Mashtruan një grua nga Negotina për 5.000 euro

Published

on

Më 31.03.2026, MPB njoftoi se kanë ngitur kallezim penal kundër dy mashtruesve, te cilet mashtruan një grua nga Negotina për rreth 5.000 euro dhe tentuan të mashtrojnë edhe 10 persona të tjerë të moshuar.

Njësia për Punë të Brendshme Negotinë, pranë Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, ka paraqitur kallëzim penal ndaj K.N. (29) nga Velesi dhe G.M. (54) me qëndrim në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e 11 veprave penale, prej të cilave dhjetë “mashtrim në tentativë” dhe një “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Një person nga jashtë shtetit ka mashtruar persona të moshuar, duke u thënë se familjarët e tyre kanë pësuar aksident dhe u duhen para për operacion. K.N. dhe G.M. i merrnin paratë, të cilat më pas G.M. ia dorëzonte një personi në Sofje. Në këtë mënyrë, u mashtrua një grua 81-vjeçare nga Negotina për 314.600 denarë.

Më 19.02.2026 u arrestua K.N., i cili e pranoi veprën, ndërsa më 21.02.2026 në Deve Bair u arrestua edhe G.M., ku u sekuestruan gjithsej 8.750 euro.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

DAP i obligon edhe studentët të paguajnë tatim për punën jashtë vendit

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike do t’i tatimojë të ardhurat e studentëve të realizuara përmes programit “Work & Travel”. Studentët të cilët kanë qenë pjesë e programit në Gjermani thonë se kanë marrë njoftim nga DAP për obligimin që të deklarojnë të ardhurat e fituara jashtë vendit, edhe pse ka marrëveshje për tatim të dyfishtë midis dy vendeve.

Bazuar në marrëveshje tatimi i paguar në Gjermani nuk duhet të tatohet përsëri te ne. Megjithatë një pjesë e studentëve thonë se nga DAP u është thënë se institucioni do të bëjë përllogaritjen e të ardhurave totale, në bazë të tatimit të kthyer, pas çka do të ketë tatim shtesë prej 10%.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike kërkon që këto të ardhura të deklarohen dhe të paguhet tatim rreth 10%. Megjithatë, disa studentë që janë drejtuar dhe kanë pyetur në DAP kanë marrë informacion se, përveç pagesës së një përqindjeje mbi tatimin e kthyer, duhet gjithashtu të paguajnë tatim në DAP edhe për të gjitha të ardhurat e realizuara në Gjermani”, deklaroi “Studentaria”.

Kërkuam përgjigje edhe nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, por nuk morëm përgjigje. Ndërkohë Parlamenti Studentor kërkon që të respektohet marrëveshja për tatimin e dyfishtë.

“Mbështesim kërkesat e studentëve dhe do të realizojë takim me udhëheqjen e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ku do të diskutohet për gjendjen faktike aktuale dhe tejkalimin e saj”, theksuan nga Parlamenti Studentor.

Advertisement

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit thotë se paratë e fituara duhet të tatohen, por nuk duhet të tatohen dy herë.

“Nuk jam eksperte në këtë fushë, por sigurisht çdo fitim tatohet kudo, prandaj supozoj edhe në vendin tonë, sa kam dijeni unë, tatimi i dyfishtë nuk është i dëshirueshëm dhe nuk duhet të ekzistojë”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka filluar me arkëtim retroaktiv të tatimit për qytetarët që kanë realizuar të ardhura jashtë vendit, të cilat më parë nuk janë tatuar në vend.(Alsat)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Po zbrazen shkollat në Maqedoninë e Veriut, bie numri i nxënësve

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, krahasuar me vitin paraprak.

“Në fund të vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e rregullta fillore klasën e kanë përfunduar 177 353 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65 192 nxënës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Kështu, në shkollat fillore janë regjistruar 178 918 nxënës, ndërsa në të mesmet 65 476 nxënës, ashtu që në fillore kemi rënie për 1.3 përqind, ndërsa në të mesme 0.8 përqind.

“ Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19 673 nxënës. Shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kanë mbaruar 17 952 nxënës”, raportoi Enti.

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie për 0.3 përqind e numrit të fëmijëve në institucionet për kujdes dhe edukim, ndërsa numri i institucioneve u zvogëlua për 0.8 përqind.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat