Lajme nga vendi
Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore u bë përurimi i Laboratorit të Farmacisë
Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, më 4 mars 2024, u bë përurimi i Laboratorit të Farmacisë. Ky laborator është donacion i kompanisë farmaceutike “Rifam” me pronar, Mr. Ph. Samir Rizvançe dhe Mr. Oh. Ural Agai-përgjegjës i kësaj kompanie të njohur në vendin tonë dhe më gjerë.
Prof. Dr. Arijeta Shabani, përgjegjëse e Programit studimor të Farmacisë, pas pranim-dorëzimit të laboratorit, theksoi se qëllimi kryesor i këtij investimi është të kontribuohet në hulumtime shkencore, duke ua përmirësuar kushtet punonjësve shkencorë dhe studentëve, gjithnjë duke u bazuar në faktin se pjesa praktike është shumë e rëndësishme.
Në këtë përurim morën pjesë Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibraimi, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, profesorë dhe studentë të kësaj njësie akademike.
Lajme nga vendi
Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.
Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.
Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 week agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

