Connect with us

Lajme nga rajoni

Shqipëria hap dyert për studentët nga Lugina e Preshevës, Hasani: Bursa studimi në universitet, akomodim falas dhe mundësi punësimi

Published

on

Nisma e Ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme “Për shqiptarët në rajon”, nisi sot me bursat e studimit, që pesë universitete shqiptare do të ofrojnë çdo vit akademik, për studentë të Luginës së Preshevës.

Ministri i Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit Hasani, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu dhe rektorit të universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Bektash Mema, për nismën “Për shqiptarët në rajon: Mundësi studimi për studentët e Luginës së Preshevës”, mbajtur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasnai u shpreh se, do të jenë 30 bursa në vit, duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025.

Fillimisht Hasani uroi “gëzuar 7 Marsin, këtë ditë simbolike të mësimdhënies, duke i përçuar një falënderim të posaçëm mësuesve për ndryshimin frymëzues që ata sjellin”.

“Jam i lumtur që pikërisht në këtë ditë kaq të rëndësishme, mirëprita një grup miqsh nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës dhe nga disa universitete kryesore në Shqipëri, për të diskutuar mbi një nismë të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e arsimit universitar”, tha ai.

Advertisement

Konkretisht, theksoi Hasani, “duke filluar nga viti akademik 2024 – 2025,30 studentë, vajza dhe djem nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri, duke përfituar bursa studimi dhe akomodimin falas përgjatë gjithë periudhës së studimit”.

“Jo vetëm kaq, por duke ndjekur modelin që ka propozuar Bashkia e Gjirokastrës dhe Universiteti i Gjirokastës, e cila e ka nisur projektin që në tetor të vitit të kaluar, studentëve mund t’ju ofrohen edhe mundësi punësimi në Shqipëri gjatë muajve të verës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt: miqtë nga Presheva, posaçërisht Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu; drejtuesit e universiteteve të Gjirokastrës, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës, por edhe përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në Serbi, për punën e mirë që kanë bërë”, tha Hasani.

Kjo ditë, shtoi ministri, “shënon një tjetër moment të rëndësishëm të mbështetjes për arsimin e bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës nga ana e Shqipërisë, pas kontributit të dhënë nga Bashkia e Tiranës me fonde e donacione për rikonstruksionin e shkollave dhe palestrave sportive për nxënësit shqiptarë, në komunat e Preshevës dhe Bujanocit”.

Hasani theksoi se, “nuk është e rastësishme që Shqipëria ka zgjedhur pikërisht arsimin si fokusin kryesor të mbështetjes për Luginën. Ne besojmë që pikërisht nga arsimi fillon e gjithë përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin politik, ekonomik, kulturor e social të këtij komuniteti të bashkëkombësve tanë të cilët përballen me një situatë jo të lehtë dhe meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”.

Por, vijoi ai, “edhe pse fillon me arsimin, angazhimi i Qeverisë Shqiptare për të mbështetur qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk mbaron këtu. Ky angazhim nuk përfshin vetëm Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme apo vetëm universitetet e bashkitë, sepse këtu bëhet fjalë për një vullnet të qartë e të shprehur të qeverisë shqiptare, të Kryeministrit Edi Rama, për të mbështetur në çdo fushë e përmes sa më shumë nisma konkrete për vëllezërit e motrat tona në Preshevë”.

Advertisement

Kështu, nënvizoi ai, “Shërbimi ynë i Jashtëm ka bërë një punë të mirë për të dakordësuar bashkëpunimin mes Unionit të Afaristëve Shqiptarë dhe Fondit Humanitar të Luginës së Preshevës me Dhomat e Tregtisë e Industrisë së Tiranës dhe Këshillin Kombëtar të Agro-bujqësisë”.

Ndërkohë, shtoi Hasani, “janë duke u shqyrtuar me shumë prioritet, mënyrat sesi mund të ofrohet për Luginën, mbështetje për specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në Shqipëri, por mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medies”.

Përveç këtyre nismave, shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se, “në të ardhmen e afërt, objektivat tona do të materializohen edhe me projekte të tjera në ndihmë të komunitetit shqiptar. Së pari, për të frenuar pasivizimin e adresave, çka padyshim është diçka që na shqetëson shumë,
Së dyti, për njohjen e diplomave dhe thellimin e shkëmbimeve kulturore, ekonomike e tregtare, sepse besojmë se kjo do të kontribuojë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili përbën edhe një kriter të procesit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Thellimi i bashkëpunimit me faktorin shqiptar, kudo në rajon, garantimi i të drejtave të tyre të gjithë shqiptarëve dhe fuqizimi i tyre politik, social e ekonomik, janë prioritete të punës tonë”.

Hasani i siguroi shqiptarët e Luginës se, “këtu do të gjejnë gjithmonë derën e hapur dhe gatishmërinë maksimale për të punuar së bashku me nisma dhe projekte konkrete që do t’i vijnë në ndihmë bashkëkombësve tanë kudo që ata jetojnë e punojnë në Luginën e Preshevës”.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Prishtinë: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në ditën e finales historike të Kosovës

Published

on

“Sot rivalë, por gjithmonë MIQ”: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq – e keni paguar “borxhin” në vitin 1999!

Në prag të një ndeshje historike për Kosovën, një bar në Prishtinë ka ndërmarrë një iniciativë simbolike, të ofrojë kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët e Turqisë.

Ky gjest vjen si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. Mesazhi i shpërndarë është i qartë: “E keni paguar në vitin 1999 – sot nuk keni asnjë borxh”.

Edhe pse sot dy ekipet përballen si rivalë në fushë, ky veprim rikujton se lidhjet mes popujve mbeten të forta përtej sportit. Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, me tifozë nga të dyja palët që do ta ndjekin ndeshjen në një frymë respekti dhe miqësie.

Ky gjest i vogël, por domethënës, po vlerësohet si një shembull i bukur i solidaritetit dhe respektit ndërmjet dy popujve./TVShenja

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Qeveria e Kosovës miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin.

Janë ndarë 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës.

Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Plagoset me thikë një infermier në Morgun e Spitalit të Elbasanit

Published

on

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, i dyshuar për një akt dhune të ndodhur në lagjen “5 Maj”.

Sipas informacioneve zyrtare, 30-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin E. G., i cili ushtron detyrën si infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës së viktimës.

Si pasojë e sulmit, infermieri ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë pas njoftimit dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve ligjore.

Advertisement

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj” ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë”, tha policia.

Ajo shtoi se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Vitet e fundit Morgu i Spitalit të Elbasanit, është vënë vazhdimisht nën akuzë se është kthyer në qendër biznesi. Punonjësit e këtij morgu, janë denoncuar se bëjnë pazare kundrejt pagesash, me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente, por dhe për ata njerëz që vdesin në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre. Në denoncimet ka pasur dhe raste kur një natë në këtë morg paguhet 30 mijë lekë të reja.

Në një tjetër denoncim, një qytetar nga Elbasani u ankua se për tërheqjen nga morgu i këtij spitali të një të afërmi të tij i cili kishte ndërruar jetë i kishin kërkuar 500 mijë lekë të vjetra.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat