Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO)Drunjtë e prerë rrezik për vërshime, reagojnë banorët

Published

on

Drunjtë e prerë në shtratin e Lumit Shkumbin që u prenë gjatë ditës së diel, ende vazhdojnë të jenë në të njejtin vend. Prerja e drunjëve ishte bërë nga komuna e Tetovës, ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë Pyjore dhe Ndërmarrjes Pyjet Kombëtare, prerja ishte ndërperë. Kjo kishte shkaktuar përplasje mes komunës së Tetovës dhe drejtorisë Pyjet Kombëtare. Dhe përderisa në shtratin e lumit Shkumbin ende qëndrojnë drunjtë e prerë, banorët e kësaj lagje janë shprehur të revoltuar. Sipas tyre, nëse nuk pastrohet lumi pasojat mund të jenë të mëdha dhe mund të përsëriten vërshimet e viteve të mëhershme.“Kërkojmë që sa më shpejtë të hiqen drunjtë nga shtrati i lumit. Gjitha shtëpitë që janë rreth shtratit të lumit janë të rrezikuara dhe problemi qëndron në atë se organet komunale i pritëm me gëzim që ndërmorën aksionin sepse aty u bë si pyll nga drunjtë dhe mbeturinat, sidomos nga mos përpjekja e organeve pararendësve që nuk e panë të arsyeshme asnjëherë të merren me shtratin e lumit”, tha një banor. Nga komuna e Tetovës thonë se nuk mund të marrin asnjë veprim për të larguar drunjtë dhe presin që Drejtoria Pyjet Kombëtare të largojnë drunjët dhe të vijojnë punët për pastrimin e lumit Shkumbin.“Kemi bërë kërkesë deri tek Pyjet e Maqedonisë për largimin e druve por ende nuk kemi përgjigje. Situata në terren është ende e njëjtë sepse nuk mund të bëjnë asgjë pa marrë pëlqimin e tyre”, deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës. Ky veprim i ndërmarrë nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova është bërë për të pastruar shtratin e lumit dhe për të parandaluar fatkeqësitë në rast të vërshimeve.Megjithatë, aksioni u ndalua nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” të cilët thonë se komuna nuk ka leje për transportim të druve, me çka drunjtë kanë mbetur të shpërndarë gjithandej në shtratin e lumit Shkumbin.Rasti është raportuar edhe në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.          TV KOHA

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat