Connect with us

Lajme nga vendi

Ramazani / Një pjesë e administratorëve, mësimdhënësve dhe nxënësve i japin pushim vetës

Published

on

Gjatë muajit të Ramazanit besimtarët mysliman agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të tij.

Por, ata që punojnë në administratën shtetërore, nganjëherë nuk është se rrinë deri në fund të orarit të punës. Kjo pasi me matjen dimërore të kohës, iftari vjen fare pranë përfundimit të orarit të tyre.

Paraqitja e detyrueshme në punë po anashkalohet. Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Naim Bajrami, iu bëri thirrje punonjësve që të respektohen oraret e punës dhe mos të bjerë produktiviteti në ofrimin e shërbimeve publike të qytetarëve.

“Ata që kanë vendosur të agjërojnë në emër të Zotit e dinë edhe vlerën e punës, duke respektuar maksimalisht ligjet dhe rregulloret e punës. Në këtë muaj duhet të ketë solidaritet mes kolegëve dhe mirëkuptimi i qytetarëve, besoj se me këtë kolegjialitet gjithçka do të shkoj si duhet”, tha Naim Bajrami, Ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Nga Bashkësia Fetare Islame thonë se është mëkat që agjëruesit të bëhen pasivë gjatë Ramazanit. Myftiu i Shkupit Qenan Ismaili thotë se besimtarët duhet të bëjnë planifikim të mirë të kohës, me qëllim që të mos anashkalojnë punët e përditshme.

Advertisement

“Besimtari i mirë bën një planifikim të mirë të kohës, të faljes së namazit të teravisë, planifikimi e syfyrit, faljen e namazeve të tjera, duke mos anashkaluar asnjëherë edhe punën e përditshme. Përndryshe, ne nuk do të ishim një shembull pozitiv dhe i mirë në shoqëri, që agjërimi ndikon pozitivisht. Ndoshta do të përfliteshim se agjërimi i pasivizon, i bën që të jenë më dembelë e përtacë, por për besimtarët është e kundërta brenda Ramazanit, besimtari është aktiv, shembull në kryerjen e obligimeve fetare dhe punëve”, u shpreh Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.

Në muajin e Ramazanit edhe disa nxënës kanë filluar të mos shkojnë rregullisht në shkollë, thonë mësimdhënësit. Përkatësisht në orët e para të mësimit, thonë se janë vërejtur mungesa të më shumë nxënësve të ndërrimit të paradites, ndërsa ata të ndërrimit të pasdites lënë orën e fundit për të arritur para vaktit të iftarit nëpër shtëpitë e tyre. Madje, nëpër grupet e mbyllura të rrjeteve sociale thirrjet e mësimdhënësve ju adresohen prindërve që ti sjellin fëmijët në oraret e caktuara të procesit edukativo-arsimor. Arsimtarët thotë se nuk duhet assesi të ndikojnë rrethanat tjera në ngecjen e fëmijëve për të marrë dituritë e nevojshme në kohën e duhur./Alsat

Advertisement

Lajme nga vendi

Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

Published

on

Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit.

Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit.

“Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju.

Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë.

Advertisement

Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB për zjarrin në Vizbeg, një person i lënduar dhe një i arrestuar

Published

on

Sot (09.07.2025) në orën 09:16, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB)-Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një deponi skrapi në rrugën “B. Buna” në Shkup, përkatësisht se po digjen automjete të vjetra, në të cilat ishin instaluar pajisje gazi, dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Sipas MPB-së deri më tani nuk është përfshirë nga zjarri asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit, shkruan Alsat.

“Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit zyrtar, është ndaluar A.N., pronari i personit juridik që menaxhon mbeturinat”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Parlamenti Evropian miratoi Raportin për Maqedoninë, por fshiu referencat për gjuhën dhe identitetin maqedonas

Published

on

Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Weitz, një eurodeputet austriak.

Dokumenti mbulon reformat dhe sfidat kryesore të vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian, por vëmendja e publikut u tërhoq nga fakti se në formën e tij përfundimtare, të gjitha referencat specifike për “gjuhën dhe identitetin maqedonas”, të cilat ishin të pranishme më parë në versionin draft, janë hequr.

Continue Reading

Më të lexuarat