Lajme nga vendi
Produktet ushqimore në Maqedoni janë shtrenjtuar nga 35-70% që nga pandemia
Një javë pas miratimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte në Maqedoni të Veriut, organi rregullator për zbatimin e tij ka përvjelë mëngët.
Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës në afat prej 6 muajsh, do të harmonizojë të gjitha aktet nënligjore për zbatimin e tij dhe pritet të zgjeroj edhe kapacitetet njerëzore për kontrolle në terren. Tregtarët e rrjeteve të super marketeve që nga koha e pandemisë e deri në masat e ngrirjes së çmimeve, kanë shtrenjtuar prodhimet ushqimore nga 35-70%, pa deklaruar fatura të kostove aq të larta të shpenzimeve, shkruan Alsat.
Madje vetëm në vitin 2023, sipas kryetares së Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ana Nikolloska, ka 9 procedura të kundërvajtjes aktive, ndaj firmave që kanë shkelur Ligjin për Mbrojte të Konkurrencës, të cilat, sipas saj, sivjet pritet të gjobiten.
“Komisioni zbaton procedura të kundërvajtës për ujdi të ndaluara, nëse ka, por ne që të iniciojmë një të tillë duhet të kemi indicie serioze se kush me kënd ka bërë marrëveshje, koha kur dhe për cilat çmime të produkte. Për procedurat që tani flasim udhëhiqen në bazë zë Ligjit për mbrojtje të konkurrencës, 5 janë për keqpërdorimin e pozicionit dominues në treg, 3 për marrëveshje të ndaluara dhe 1 procedurë për mos plotësim të obligimeve të kushtëzuara sipas rregullave”, tha Ana Nikolloska, Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.
Nga ky komision thonë se konsumatorët nuk janë të pambrojtur ngaqë ka edhe ligje të tjera ekzistuese që iu japin kompetenca sikurse këtij Komisioni ashtu edhe Inspektorateve dhe Agjencive përkatëse. Madje, autoritetet kanë detektuar 26 praktika të padrejta që tregtarët mes vete dhe furnitorët kanë manipuluar me çmimet e produkteve ushqimore dhe bujqësore, andaj nga 13 shtatori ata që shkelin Ligjin për parandalimin e tregtisë jo korrekte do të gjobiten deri në shumën e 20 mijë eurove, por jo me mbyllje.
“Me këtë ligj rregullohen masa dhe rregulla që parandalojnë imponimin e praktikave të padrejta tregtare. Rregullohen raportet ndërmjet furnitorëve dhe tregtarëve që blejnë me shumicë produkte ushqimore dhe bujqësore. Marrëveshjet që lidhen mes tyre do të jenë më transparente sepse me këtë ligj forma dhe përmbajta e marrëveshjeve është e paracaktuar. Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës do të kryej mbikëqyrje dhe kontrolle për zbatimin e këtij ligji, për shkeljet ligjore parashikohen gjoba deri 20 mijë €”, theksoi Ana Nikolloska, Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.
Ky ligj është i ri edhe për vendet e rajonit dhe BE-së. Aktualisht, zbatimi i një ligji të tillë në rajon është duke u bërë në Slloveni, Kroaci dhe Bullgari, që të tria vende anëtare të Bashkimit Evropian. Pritjet janë që të kufizohet marzha e fitimit e ashtuquajtur ‘rabat’ jo më shumë se 10%, që nënkupton se do të sjell një stabilizim të çmimeve me pakicë për konsumatorët final. Nga 1 marsi skaduan edhe masat për çmime të garantuara, por tregtarët me një marrëveshje të pashkruar nuk bënë ngritje drastike të çmimeve deri në 15 maj, datë kjo që përkon me përfundimin e dy cikleve zgjedhore. Nga mesi i majit deri në shtator, akoma nuk dihet se me çfarë çmime të shtrenjta qytetarët do të paguajnë për produktet e njëjta.
Lajme nga vendi
Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore
Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).
Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.
Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.
Lajme nga vendi
Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.
Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.
Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.
1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

