Lajme nga vendi
Ahmeti konfirmon: Nesër nënshkruhet marrëveshja me Selën, do jetë bartës në Njësinë Zgjedhore pesë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u pyet lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes me Aleancën e Zijadin Zelës.
Ahmeti tha se marrëveshja me Aleancën e Selës do të nënshkruhet nesër, ndërsa konfirmoi se bartës në njësinë zgjedhore numër 5 do të jetë Zijadin Sela.
Ahmeti po ashtu tha se në zonën zgjedhore numër 3 bartës do të jetë Sulejman Baki.
Lajme nga vendi
Përpara fillimit të vitit shkollor, mjekët apelojnë tek prindërit të vaksinojnë fëmijët

Respektimi i vaksinimit të fëmijëve para nisjes së vitit shkollor është jetik për të shmangur shpërthime të rënda të virozëve apo sëmundjeve epidemike që mund të kërcënojnë shëndetin publik, shkruan Alsat.
Sipas institucioneve kompetente vaksinat janë të sigurta dhe janë arma më e fortë për mbrojtjen e imunitetit të fëmijëve.
Mjekët përveç vaksinimit, apelojnë që fëmijët në nisjen e vitit shkollor por edhe gjatë tërë vitit shkollor të jenë më të kujdesshëm në ushqyerjen e tyre dhe konsumimin e më shumë vitaminave të nevojshëm
“Një nxënës shkollor ose fëmijët që qëndrojnë në grupe normale është të kenë nga pesë deri në shtatë infeksione gjatë vitit dhe kështu ndërtohet sistemi imunologjik. Megjithatë apelet tona janë që ushqehen në mënyrë të shëndetshme, më shumë lëngje, konsumim të vitaminave më shumë dhe shmangien e sa më shumë që të jetë e mundur të hapësirave të mbyllura, apo të jenë më shumë në hapësira të hapura”, tha Elena Gjinovska Tasevska.
Mjekët theksojnë se çdo vonesë apo refuzim i vaksinimit mund të hapë rrugën për rikthimin e sëmundjeve të rrezikshme. Mosvaksinimi i fëmijëve mund të jetë shkak që viruset të shpërthejnë më lehtë dhe vështir të parandalueshme.
Shpesh ndodh që prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke u ndikuar nga paragjykimet dhe dezinformatat që hasin në rrjetet online, të cilat shpesh përhapin frikë të pabazuar dhe keqkuptime për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, duke e vendosur kështu shëndetin e fëmijëve të tyre dhe të komunitetit në rrezik.
Për të imponuar vaksinimin e fëmijëve, institucionet e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e tyre si kusht nëse duan të regjistrohen nëpër çerdhe dhe shkolla. / Alsat.mk
Lajme nga vendi
LIGA E DYTË: NESËR FILLON KAMPIONATI I RI 2025/2026

Nesër me fillim në ora 17:00, nis kampionati i ri i futbollit në Ligën e dytë. Garojnë 16 ekipe me sistemin veshtë, pranverë me vajtje ardhje. Shkëndija e hartinës është skuadra e vetme shqiptare në ligën e dytë në kampionatin 2025/2026
Me ndeshjet e javës së parë nesër zyrtarisht fillon kampionati 2025/2026 në Ligën e dytë të futbollit vendor. Në kampionatin e ri të ligës së dytë do të garojnë 16 ekipe me sistemin vajtje ardhje sezoni vjeshtor dhe ai pranveror Ekipet që do të garojnë në këtë edicion garues në Ligën e dytë, janë: Teteksi, Shkëndija e Harqinës, Vardari Negotinë, Bregallnica, Kozhufi, Novaci , Pobeda, Kmenica Sasa, Osogova, Prespa, Bellasica, Ohrri , Skopje, Slloga e Vinicës, Golemo Konjare dhe Detonit Plaçkovica. Pra në sezonin e ri të Ligës së dytë garon vetë një skuadër shqiptare dhe atë Shkëndija e Haraqinës.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së parë në ligën e dytë zhvillohen nesërme fillim në ora 17:00, takohen: Vardari Negotinë – Teteksi, Bregallnica – Kozhufi, Novaci – Pobeda , Kamenica Sasa –Osogova, Prespa – Shkëndija, Ohri – Bellasica, Skopje – Slloga dhe Golemo Konjare – Detonit Plaçkovica,
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
Tragjedi në Kërçovë: Humbin jetën në aksident dy vajza 16-vjeçare

Dy vajza të reja, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të dyja 16-vjeçare dhe nxënëse të vitit të dytë në gjimnazin “Drita”, humbën jetën në një aksident tragjik me motor në fshatin Kolibar të Kërçovës, informon INA.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti fatal, që mori jetën e dy vajzave të reja kërçovare.
Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjet Abazi dhe Ramadani, por edhe gjithë Kërçovën.
Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë ky dy të rejat ishin nxënëse është dhënë lajmi mortor për humbjen tragjike të Eriona Ramadanit dhe Albina Abazit.
“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.
Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në lajmin mortor të drejtorisë së kësaj shkolle. (INA)
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve