Lajme nga vendi
LSDM: Tubim i dobët i VMRO-së dhe Siljanovskës, qytetarët nuk duan izolim por anëtarësim në BE
LSDM ka komentuar tubimin e mbrëmshëm të kandidates për presidente nga VMRO, Gordana Siljanovskës.
“Tubimi dobët i VRMO-DPMNE-së për Gordana Siljanovskën, partia opozitare nuk ka arritur të mbledhë në numër më të madh as anëtarët e saj. Tubimi i dobët tregon se qytetarët nuk duan izolim, bllokada dhe kthim prapa, por duan anëtarësim në BE”, thonë nga LSDM.
Lajme nga vendi
Kapen armë, municion e drogë, arrestohen 4 persona, pas aksionit policor në Strugë, Kërçovë e Ohër
Më 23.03.2026, në ora 19:45 në Strugë, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Strugë i privuan nga liria L.R. (19) dhe vëllain e tij 15-vjeçar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materiale shpërthyese”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Strugë, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë “Dessert Lort” kalibër 9 mm dhe një karikator i zbrazët, të cilat i posedonin pa leje. I mituri ka deklaruar se prindërit nuk kanë qenë në dijeni.
Po atë ditë, në ora 17:00 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për punë kriminalistike Kërçovë e privuan nga liria B.B. (52) nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan 23 copë municion kalibër 9 mm.
Në ora 16:35 në Ohër, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Ohër e privuan nga liria Sh.F. (37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Për rastet janë njoftuar prokurorët publikë kompetentë dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Lajme nga vendi
Nga e enjtja, mot i ftohtë me shi, erë të fqishme e me bore, maleve
Meterologët paralajmërojnë mot të ftohtë të shoqëruara me erë të fuqishme, me reshje shiu dhe me borë viseve të larta – maleve.
Një moti i tillë mbi Maqedoninë e Veriut, pritet të arrijë nga data 26 mars (e enjte), edhe atë do të vijë nga pjesa veriore të rajonit. Pra, që nga e enjtja pasdite, moti i këtillë njëherë do ta përfshijë pjesën perëndimore të vendit, kurse më pastaj edhe të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Lajme nga vendi
Arrestohet kontrabandisti nga Turqia, kapen 5 migrantë nga Egjipti
Më datë 23.03.2026, rreth orës 23:30, në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, saktësisht në vendin e quajtur “Ostrovo”, zyrtarët policorë nga Stacioni i Mbikëqyrjes Kufitare “Mihajllovo” kanë privuar nga liria shtetasin turk B.E., 29 vjeç.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

