Connect with us

Lajme nga vendi

Garat republikane, Kasami takon sportistët (FOTO)

Published

on

Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka pritur ekipin që triumfoi në në garat republikane. Fituesit vijnë nga shkollat e ndryshme të Komunës së Tetovës si, shkolla !llore “Migjeni”, vendi i parë në futboll, shkolla !llore Naim Frashëri”, vendi i tretë në Volejboll – meshkuj, shkolla !llore “Liria”,vendi i tretë në Volejboll – femra, shkolla e mesme”Kiril Pejçinoviq”,vendi i dytë në Volejboll – meshkuj dhe Lidhjen Sportive Shkollore Komunale si organizator i garave. Në këtë takim poashtu ka qenë edhe futbollisti i ri Hisar Ali, i cili është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U-17. “Aktivitetet sportive janë të rëndësishme për një rini të shëndoshë dhe për një të ardhme më të sigurt, sidomos që sot ne kemi s!dën e teknologjisë moderne dhe shumë pak merremi me aktivitete !zike. Ne, kemi vendosur që këtë vit mbështetja të jetë !nanciare dhe shpresojmë se për vitin e ardhshëm shkollat tjera poashtu të jenë pjesëmarrëse në këto gara.Urojmë sta!n e shkollës që kanë punuar me nxënësit dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Sukseset e nxënësve të shkollës të Komunës së Tetovës nuk kanë të ndalur” ka njoftuar Kasami. TV KOHA

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat