“Dy rrjedhat kryesore që mbushin buxhetin janë të ardhurat që vijnë nga Drejtoria Doganore dhe DAP. Mund të them se së bashku me ministren e Financave kemi një fokus personal në punën e këtyre dy institucioneve dhe mund të them se këtë korrik, përfundimisht pas asaj periudhe stabilizimi dhe rimëkëmbjeje të ekonomisë maqedonase, të dy institucionet shënuan rezultate jashtëzakonisht të mira”, u përgjigj Kryeministri Hristijan Mickoski në pyetje gazetareske në lidhje me nivelin e të ardhurave që kanë realizuar Drejtoria Doganore dhe DAP në periudhën e kaluar.
“Drejtoria Doganore arriti të regjistrojë të ardhura prej rreth 12.6 miliardë denarësh, që është një rekord në kuptimin historik, gjë që nuk ka ndodhur kurrë që kur ekziston. Përveç disa majave të larta të karburanteve dhe derivateve të naftës në të kaluarën, dhe pavarësisht disa çmimeve mesatare që kanë tani dhe të ardhurave nga akcizat të cilat, do të thoja, janë më të vogla sepse ndjekin çmimin e naftës dhe derivateve të naftës, Dogana arriti të regjistrojë më shumë se dhjetë milionë euro të ardhura, nga i njëjti muaj i vitit të kaluar. Ky është një rezultat i mirë, për të mos thënë i shkëlqyer. Vitin e kaluar, korriku ishte muaji i parë i menaxhimit të ri në Doganë dhe ato arritën afër 12 miliardë, këtë vit tejkaluan 12.6. E njëjta gjë ndodh edhe në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, e cila ka diku afër një miliard më shumë të mbledhura krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, diku rreth 960 milionë mendoj. Në të njëjtën kohë, kemi një efekt neto më të madh prej 7-8% krahasuar me vitin e kaluar, me rimbursimin e TVSH-së që është 37% më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Domethënë, të dy institucionet shënojnë rezultate të jashtëzakonshme historike. Kjo do të thotë se punojmë për uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e disiplinës”, tha Kryeministri Mickoski.
Ai i përgëzoi të dy institucionet dhe njoftoi se rritja e të ardhurave do të thotë më shumë investime në vend.
“Ne do të duhet të kujdesemi dhe të respektojmë ligjet, për shkak se si mbushet buxheti ashtu dhe investohet. Kështu, qytetarët do të kenë shërbime më të mira mjekësore, arsim më të mirë, bujqit do të kenë më shumë për subvencione, pensionistët për pensione, për mbështetje të biznesit, për më shumë vende pune, për vende pune më të paguara, më shumë për të rinjtë ekështu me rradhë. Këtë muaj jam mjaft i kënaqur. Por nuk po ndalemi këtu. Udhëzimet e mia, sot para këtij eventi me të dy drejtorët, ishin të vazhdonim me të njëjtën dinamikë dhe të ecnim nëpër atë perspektivë deri në fund të vitit, për të arritur rezultatin që presim”, përfundoi Mickoski.