VLEN njofton se është lansuar Masa 2.1, sipas të cilës synohet hapja e vendeve të reja të punës.
“Punësim dhe rritje e ndërmarrjeve, pjesë e Planit Operativ për Punësim, një nga iniciativat më konkrete, më të drejtpërdrejta dhe më të fuqishme për nxitjen e punësimeve të reja dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në vendin tonë.
Kjo masë synon jo vetëm hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe fuqizimin e bizneseve lokale, një hap i madh drejt një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më përfshirëse!
Të drejtë aplikimi kanë: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme; Organizatat qytetare të interesuara për krijimin e vendeve të reja të punës; Ndërmarrjet e reja të themeluara përmes Programit për Vetëpunësim në vitin 2024.
Mbështetja financiare për çdo të punësuar është si vijon: 250.000 denarë për të rinjtë deri në 29 vjeç; 220.000 denarë për gratë, romët dhe përfituesit e ndihmës minimale; 160.000 denarë për të punësuarit mbi 29 vjeç që nuk i përkasin kategorive të lartpërmendura.
Përfituesit duhet të lidhin kontratë pune me të punësuarin për një periudhë nga 9 deri në 15 muaj”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.