Connect with us

Lajme nga vendi

Digjet me qëllim deponia në Kërçovë, me të edhe maqina e re për ballimin

Published

on

Një zjarri ka përfshirë deponinë e egër në Kërçovë, e cila është krijuar nga Komuna dhe NP Higjiena – Kërçovë.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari zjarri është shkaktuar nga disa persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave.

“Shpreh keqardhje për shqtësimin që u krijua nga zjarri i shkaktuar sot nga persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave. Shkaktarët, sipas të gjitha rrethanave qellimshëm kanë depërtuar në vendin e hedhurinave duke i shmangur edhe kamerat e sigurisë dhe kanë vendosur zjarr mbi maqinën e re të vendosur për ballimin dhe selektimin e mbeturinave. Kjo tregon qartë se deri ku kulmon vandalizmi i urdhëruesit dhe zbatuesit të këtyre kryerësve të pandërgjegjshëm. Me përpjekje mbinjerëzore të zjarrfikësve tanë, punëtorëve te NP “Komunalec”, si dhe disa kompanive private, arritëm t’a lokalizojme zjarrin, dhe do të vazhdojmë edhe gjatë natës për të shmangur rrezikun”, ka shkruar Dehari.

Dehari theksoi se në situata të tilla presin solidarizim me të gjithë dhe jo ndarësi siç po bëjnë disa parti politike.

Çuditërisht, pritëm solidarizim për situatën e krijuar nga qytetarë, pa marrë parasyshë bindjeve etnike dhe politike, por fatkeqësisht eksponentët politik të VMRO -DPMN-së, të njohur për dëmet që i kanë krijuar Komunës së Kercoves, Sekretari i Pergjithsjem Gjorgjia Sajkoski, në vend që të ofrojne ndihmë dhe mbështetje, as që dënuan aktin vandal, por vjellin vrerë dhe akuzojnë për katastrofë ekologjike e cila është si rrjedhojë e qeverisjes së tij si Kryetar i Keshillit të Komunës së Kërçovës në mandatin e mëhershëm”, ka shkruar Dehari.

Advertisement

Dehari i bëri thirrje që organeve të policisë dhe hetuesisë të ndjekin kryeresit e kësaj vepre të shëmtuar.ina-online

https://www.facebook.com/fatmir.dehari.5/posts/8392533524112315?ref=embed_post

Advertisement

Lajme nga vendi

Rregullorja e KSHZ-së për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale para Gjykatës kushtetuese

Published

on

Në seancën e sotme të Gjykatës kushtetuese do të diskutohet për lëndën, ku është e kontestuar Rregullorja për rregullimin e procedurës për grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahje të listave të kandidatëve, të parashtruara nga një grup votuesish dhe mënyra e përcaktimit të noterëve, për zgjedhjet lokale 2025, të miratuar më 17 gusht të këtij viti nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Parashtrues të iniciativës deri te Gjykata kushtetuese janë Shoqata “Kongresi botëror maqedonas” nga Shkupi, të përfaqësuar nga kryetari Todor Petrov dhe Stevçe Stojanov.

Në iniciativën e parashtruar nga Shoqata “Kongresi botëror maqedonas”, parashtruesi njofton se me miratimin e Rregullores së kontestuar është bërë shkelje e Kodit zgjedhor dhe nenit 8 paragrafi 1 alinea 3 dhe 5, nenet 22, 23, 51, 54, 61 dhe 68 paragrafi 1 alinea 2 nga Kushtetuta. Parashtruesi pohon se edhe pse afatet zgjedhore janë në vijim, KSHZ-ja ka vepruar jashtë kompetencave të veta dhe me akt nënligjor ka përcaktuar kushte për realizimin e së drejtës zgjedhore të qytetarëve për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike.

Në iniciativën e parashtruar nga Stevçe Stojanov qëndron se me Rregulloren e kontestuar janë shkelur neni 8 paragrafi 1 alinea 3, nenet 51, 61 dhe 68 paragrafi 1 alinea 2 nga Kushtetuta. Sipas asaj që qëndron në iniciativë, në pikën 4 të Rregullores, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur normë për përkrahje të listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit, respektivisht listë të kandidatit për kryetar të komunës, të parashtruar nga “një grup votuesish”, e cila duhet të nënshkruhet nga të paktën dy votues dhe me këtë rregullim, KSHZ-ja ka dalë jashtë kornizave ligjore dhe është vendosur në rol të ligjvënësit.

Rregulloren e propozoi anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke iu referuar nenit 63 nga Kodi zgjehdor, i cili, siç tha, nuk është hequr, ndërsa e rregullon procedurën për grumbullimin e nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve, edhe pse nenin 62, i cili ka të bëjë me zgjedhjet lokale, Gjykata kushtetuese e hoqi.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MEMBM: Miratohet Ligji për efikasitet energjetik, fatura më të ulëta, ajër më i pastër dhe standarde evropiane

Published

on

Kuvendi në seancën e fundit ka miratuar Ligjin për efikasitet energjetik, të përgatitur nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). Me këtë vendim, vendi merr një kornizë tjetër të fortë ligjore, në përputhje me standardet evropiane, i cili do të kontribuojë drejtpërdrejt në uljen e faturave për qytetarët, mjedis më të pastër dhe hapjen e vendeve të gjelbra të reja të punës, informuan nga Ministria e Energjetikës.

“Ligji siguron një hap të konsiderueshëm përpara në uljen e konsumit të energjisë, integrimin e burimeve të rinovueshme dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë. Me zbatimin e kësaj do të krijohet një sistem i qëndrueshëm, i cili do ta afrojë vendin me objektivat evropiane të klimës dhe konceptin e tranzicionit të gjelbër”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës.

Siç theksojnë, risitë kryesore të Ligjit janë: futja e parimit evropian “Efikasiteti i energjetikës në vend të parë”: strategji afatgjatë për rikonstruimin e ndërtesave rezidenciale, publike dhe tregtare në objekte me efikasitet energjetik: kursime të trefishuara në sektorin publik – rindërtim i detyrueshëm i të paktën tre për qind të ndërtesave publike çdo vit; kolektorë të detyrueshëm diellorë gjatë ndërtimit ose rikonstruimit të shkollave, kopshteve dhe institucioneve publike; mbështetje financiare për investime në panele diellore, sisteme gjeotermale dhe teknologji inteligjente; standarde të larta në furnizimin publik, transparencë digjitale dhe profesionalizim të kontrolleve të energjisë; dhe përfshirja e çertifikatave të karakteristikave energjetike në Kadastrin e pasurive të patundshme dhe inkurajimi për bashkëpunim ndërkomunal.

“Me miratimin e këtij ligji krijohet një kuadër ligjor, ekonomik dhe social që ul shpenzimet për qytetarët dhe bizneset, përshpejton integrimin e burimeve të rinovueshme dhe mundëson krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe shtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e plotë të reformave në sektorin e energjetikës dhe për harmonizimin me legjislaturën evropiane.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KV SHKËNDIJA VIJON PËRGATITJET INTENSIVE PËR SEZONIN E RI

Published

on

Klubi i volejbollit Shkëndija  ka filluar përgatitjet  intensive  për  kampionatin e ri në Ligë parë të volejbollit për meshkuj  që  fillon më 25 tetor. Ditëve  në  vijim  priten edhe prurje të reja.

 Në pritje të kampionatit  të ri  2025/2026 në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë  e meshkujve, klubi i  volejbollit  Shkëndija  nga  fillimi i shtatorit  ka  filluar  përgatitjet për  sezonin e ri  që  do të  fillon  më 25 tetor.  Shkëndija fazën e parë e ka  zhvilluar  në terren të hapur ndërsa  nga  15  shtatori  është  duke  punuar edhe  në  sallë. Këtë për televizionin koha e  deklaroi  trajneri Durim Luma

’Gjithsesi   se prej  1 shator  2025 filluam me  përgatitje . Në dy javët e para  përgatitje fizike, ndërsa  prej  dje  startuam edhe me stërvitjet  në sall me  ushtrime  tekniko taktike. Stërvitjet kanë rrjedhur mirë. Besoj se  lojtarët e kanë përballuar me lehtësi dhe vazhdojmë të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm  i  cili sipas të gjitha  gjasave do të startoj me  25 tetor, ndërsa ne  do të mundohemi të jemi  sa më të përgatitur për këtë kampionat’’ deklaroi trajneri Durim Luma

Ekipi i Shkëndijës  gjatë fazave përgatitore  padyshim se do të sjell edhe  përforcime, ndërsa formën e lojtarëve do ta ndjek përmes ndeshjeve  kontrolluese me  ekipe në afërsi të Tetovës  dhe nga Kosova

’Po  pas  largimit të Habil Ajetit , kapitenit tonë i  cili i dha fund  karrierës së tij aktive  dhe  ne  sigurisht se jemi  pak sa më të dobësuar këtë vit. Jemi në biseda me  disa  lojtarë, po besoj  se gjatë javës së ardhshme  do ti konkretizojmë të gjitha  bisedat dhe besoj  se  do arrijmë edhe marrëveshje për  përforcim të ekipit deklaroi trajneri Luma

Advertisement

 Skuadra kuqezi krahas garave në kampionatin vendor merr pjesë edhe në garat që zhvillohen me kategoritë  e veteranëve

’Sa i përket ekipit të veteranëve ne kemi startuar me përgatitjet  për  turnirin e ardhshëm që  do të mbahet më  21 shtator  këtu në Tetovë. Organizator është  ekipi i  veteranëve të Tetovës. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e shkollës ‘’Goce Dellçev’’. Në  përball  këtë javë në këtë turne  do ta kemi  ekipin e Skopje Veterani. Besoj se  po  që se arrijmë të  fitojmë edhe këtë ndeshje unë jam optimist  se  këtë punë do ta arrijmë dhe të përfundojmë në finalen e play off-it. Besoj se këtë rezultat  neve  mund të arrijmë’’ tha trajneri  Luma

Liga e parë e volejbollit në kategorinë e meshkujve  në sezonin e ri  2025/2026 që  fillon më 25 tetor do të garojnë  këto ekipe: Shkëndija, Universiteti i Tetovës, Liria,  Rabotniçki, KV Skopje , Strumica, Vesna Probishtipi, UGD Shtipi, Makedonia Xhio Susheva, dhe Janta Volej.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat