Lajme nga vendi
Për 6 muaj, tri bankat më të mëdha në Maqedoni fituan mbi 136 milionë euro nga kamatat e larta
Tri bankat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, “NLB Banka”, “Stopanska Banka SH.A. Shkup” dhe “Banka Komerciale”, kanë realizuar mbi 136 milionë euro si të hyra neto nga kamata, në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Këto të hyra janë rezultat i kamatave të mbledhura nga klientët në bazë të huave të lëshuara, të minusuara nga shpenzimet e interesit.
Këto banka regjistrojnë rritje të vazhdueshme të përfitimeve, nga të ardhurat e interesit, që mbetet burim kryesor i të ardhurave, së bashku me rritjen e të ardhurave nga provizionet dhe tarifat. Këto rezultate u arritën në kushte të normave të larta të interesit, të cilat mbahen sipas politikës së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.
Lajme nga vendi
Bashkëpunimi ndërkombëtar në arsim dhe mjedis sjell Tetovën në fokus të mediave austriake
Në periudhën 16–27 mars 2026, në shkollën fillore Leopoldinum – Smart City në Graz, u zhvillua një shkëmbim arsimor dhe mjedisor me pjesëmarrjen e një delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i përbërë nga përfaqësues të UEJL-së. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e kompanisë austriake Saubermacher, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e qëndrueshmërisë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në arsim.
Gjatë qëndrimit, delegacioni u përfshi në aktivitete të bazuara në mësimin kërkimor (Inquiry-based Learning) në kuadër të programit prestigjioz IB-PYP. Fokus u vu te tema ndërdisiplinore “Sharing the Planet”, ku nxënësit trajtuan sfida reale mjedisore si ndotja e ujit, riciklimi dhe biodiversiteti. Nxënësit e klasave të para dhe të dyta prezantuan rezultatet e tyre përmes lojërave me role, duke dhënë mesazhe të fuqishme dhe zgjidhje konkrete si riciklimi, reduktimi i ndotjes dhe përdorimi i energjisë diellore. Prezantimet u zhvilluan në gjuhën angleze, në një mjedis shumëgjuhësh me nxënës nga mbi 40 shtete.
Ky projekt shënon gjithashtu një moment historik, pasi përfaqëson për herë të parë një qëndrim mësimor në një shkollë austriake me pjesëmarrjen e njëkohshme të përfaqësuesve nga UEJL (një profesor dhe dy studente). “Ky angazhim mundësoi aplikimin e njohurive teorike në praktikë, duke zhvilluar aftësi në mësimin e bazuar në projekte, komunikim dhe bashkëpunim ndërkulturor”, potencoi profesori unverzitar z.Hajrulla Hajrullai.
Angazhimi aktiv dhe përfshirës i pjesëmarrësve u vlerësua edhe nga media austriake, e cila theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë në promovimin e metodave inovative të mësimdhënies dhe ndërgjegjësimit mjedisor në nivel ndërkombëtar.
Një rol kyç në këtë iniciativë luan kompania Saubermacher, përmes angazhimit të themeluesit të saj, Hans Roth, i cili thekson rëndësinë e ndarjes së njohurive dhe përvojave në Evropën Juglindore. Sipas tij, qëllimi nuk është vetëm përmirësimi i infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave, por edhe krijimi i një ndikimi të qëndrueshëm në shoqëri përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj. Ai nënvizon se fëmijët janë “ambasadorët e mjedisit të së nesërmes”.
Në këtë kontekst, bashkëpunimi me Komunën e Tetovës përfaqëson një model të suksesshëm të partneritetit publiko-privat në fushën e mjedisit që mbulon rreth 105.000 banorë, me synim arritjen e standardeve evropiane në ekonominë qarkore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Duke e pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e arsimit dhe qëndrueshmërisë komuna e Tetovës në vazhdimësi dha mbështetje për realizim të suksesshëm të këtij aktiviteti.
“Përpos një qyteti më të pastër dhe më të rregullt, tani është koha të vazhdojmë edhe me replikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në avancimin e arsimit dhe qëndrueshmërisë. Me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë kemi sjellë një standard të ri evropian në menaxhimin e mbeturinave,” theksoi kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve të përbashkëta, pjesëmarrësit e shkëmbimit do të angazhohen në aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave fillore në Tetovë, duke promovuar një model thelbësor bashkëpunimi mes sektorit publik, atij privat dhe akademisë.
Lajme nga vendi
Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm
Mundësit dhe organizimi I provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në këtë kontekst, juristi Ibrahim Bajrami jep sqarim të detajuar lidhur me bazën ligjore që e mundëson një gjë të tillë duke sqaruar se kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare, duke shtuar se ligji ka një gamë të gjerë zbatimi dhe përfshin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.
Në pyetjen e gazetarit se, a është e mundur që në RMV, provimi i jurisprudencës të organizohet në gjuhën shqipe?, ai u përgjigj:
“Absolutisht që po, kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Kështu i formësuar, ligji ka një gamë të gjerë zbatimi ku 20 % në nenin dy taksativisht ceket se ka të bëje me gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohe, temë debati mund të jetë edhe ligji i fundit për provimin e jurisprudencës i cili u miratua në fund të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në dy janar 2020. Ligji për jurisprudencë është miratuar pas miratimit të ligjit për zbatimin e gjuhëve dhe në këtë frymë është dashtë që të potencohet që në përputhje me ligjin për zbatimin e gjuhëve edhe ligji i jurisprudencës të jetë i inkorporuar e drejta e 20 %, gjegjësisht përdorimi i gjuhës shqipe gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës,” deklaroi Ibrahim Bajrami – Jurist. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Dauti: Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore përdorimin e gjuhës shqipe
Deputetja e ASH-së, Ziadin Selës, Ilire Dauti ka deklaruara se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni dhe se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Dauti në “ClickPlus” e pyetur nëse gjuha shqipe është zyrtare ajo tha se “doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”.
Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta zbatojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete e ASH-së, Sela.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

