Sport
Paris 2024/ Ekipet tërheqin sportistët, polemika për ujin e Senës: “Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve”
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë anuluar stërvitjen e notit në ujë të hapur, që duhej të zhvillohej këtë të martë në lumin Sena. Arsyeja e anulimit të ushtrimeve ishte për shkak të cilësisë së dobët të ujit, bën me dije AFP.
“Pas takimit të përditshëm lidhur me situatën, është vendosur që të anulohet seanca e njohjes me ujin të planifikuar për datën 6 gusht”, thuhet në informacion.
Duhet theksuar se pavarësisht anulimit të ushtrimeve të notit dhe shtyrjes së fillimit të garës për meshkuj për shkak të cilësisë së dobët të ujit në lumin Senë, më 31 korrik u zhvilluan garat e triatlonit midis meshkujve dhe femrave në Paris.
Si shkaktar i ndotjes së ujit përmenden reshjet, teksa ka pasur akuza të forta nga skuadrat që tërhoqën edhe garuesit për shkak të papastërtive dhe dy baktereve E. Coli dhe Enterococcus të gjetura në analizat e ujit.
Probleme gastroenteriti për shkak të infektimit me Escherichia Coli kanë shfaqur edhe dy atletët zviceranë, Adrien Brifford e Simon Uestermann, të cilët garuan gjatë javës së kaluar dhe patën kontrolle mjekësore. Ndryshe nga Belgjika që u largua nga gara, Zvicra nuk e tërhoqi skuadrën.
Për këtë çështje nuk kanë munguar as komentet e ashpra nga politika. Ministri italian i transportit, Mateo Salvini nuk u kursye në akuza.
“Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve, të cilët kanë sakrifikuar për muaj me radhë për këtë garë”, u shpreh Salvini.
Pavarësisht cilësisë së dyshimtë të ujit, garat në Senë do të vazhdojnë. Më 8 gusht do të zhvillohet disiplina 10 km për femra, ndërsa më 9 gusht, gara 10 km për meshkuj./noa.al/
Sport
NBA: FITORE TË RËNDËSISHME PËR PHILADELPHIA DHE MEMPHIS
Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me katër ndeshje ku fitore të rëndësishme ka regjistruar Philadelphia dhe Memphis
Dy fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Skuadra e Charlotte ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen me ekipin Nju Orleans me rezultatin 102-95. Lojtari më efikas te skuadra vendase ishe La Melo Bal me 24 pikë. Fitore spektakolare në cilësinë e vendasit ka regjistruar Memfisë kundër Minnesotas me rezultatin 137-128 . Më efikas në këtë ndeshje ishte Jaren Jakson me 30 pikë të shënuara.
Indiana ka pësuar disfatë para tifozëve të vetë në përballjen me Hjustonin me rezultatin 114-118. Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Alperen Sengun me 30 pikë e 16 kërcime. Në terrenin vendas ka pësuar edhe ekipi i Clipers në përballjen me Filadelfian me rezultatin 113-128. Tre basketbollist mysafir si Maxey, Embid dhe Barlov regjistruan 79 pikë së bashku .
Konferenca e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 39 fitore e 11 disfata para ekipit San Antonia që ka 33 fitore e 16 disfata, ndërsa në pozitën e tretë është Denver me 33 fitore e 17 humbje
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
KARATE: MAQEDONIA ME 35 GARUES NË KAMPIONATIN EUROPIAN
1205 karateist nga 47 shtete evropiane do të marrin pjesë në edicionin e 53-të Kampionati Evropian i Karatesë për kadet junior dhe U-21 që nga data 6 deri më 8 shkurt mbahet në Limasol të Qipros. Reprezentacioni Maqedonisë do të përfaqësohet me 35 karateist
Nga data 6 deri më 8 shkurt në Limasol të Qipros mbahet edicioni i 53 me radhë Kampionati Europian i Karatesë për kadet junior dhe U-21. Në këtë kampionat Europian marrin pjesë 1205 karateist nga 47 vende evropiane në mesin e vendeve pjesëmarrëse në këtë event të madh sportiv të karatesë reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut do të përfaqësohet me 35 garues në KATA dhe KUMITË për djem dhe vajza. Reprezentacioni ynë enkas për këtë kampionat evropian ka zhvilluar përgatitje me intensitet të lartë që përfaqësimi të jetë më dinjitozë. Këtë e pohoi edhe drejtori sportiv i reprezentacionit Arlind Huseini i cili u shprehë se të gjithë garuesit janë maksimalisht të përgatitur për përfaqësim dinjitoz
“Gjatë kësaj periudhe që kaloi reprezentacioni I Maqedonisë࡙ mbajti stërvitje përgatitore me anëtarët e reprezentacionit kadet junior, dhe u-21 në kata dhe kumitë. Të gjitha përgatitjet dy javore që u mbajtën kaluan shumë mire pa asnjë lëndim. Sipas mendimit tim shumë të përgatitur, pasi se këtë e konfirmojnë edhe seleksionuesit e kadetëve juniorëve dhe U-21. Kështu që mendoj se këta janë shumë të përgatitur për garën e radhës apo kampionatin shumë të rëndësishëm për kadet, junior dhe u-21 që do të mbahet tani në këtë periudhë kohore apo nga data 6 deri 8 shkurt në Qipro” deklaroi Arlind Huseini drejtor sportiv i reprezentacionit.
Drejtori sportive I reprezentacionit të Maqedonisë Arlind Huseini ka besim të plotë tek të përzgjedhurit duke pasur para sysh se njehë mire talentin dhe cilësinë e tyre
“ Siç e dini edhe ju nga garat e kaluara nga kampionate evropiane kemi pasur rezultate shumë të mëdha , duke filluar nga Berat Jakupi është shpallur kampion evropian në këto evenimente të rëndësishme , Doan Osmani në 2019, në Olborg. Kështu që edhe kësaj radhe reprezentacioni I Maqedonisë, ka talent të mirë, punëtor të mirë . Talent◄ që me të vërtet do të japin maksimumin dhe do të arrin në kulm apo në piedestal, për shkak se me të vërtet janë një gjeneratë e mire, shumë e përgatitur . Jam I bindur se do të kthehemi me rezultate të mira nga kampionati Europian që mbahet në Qipro” deklaroi Arlind Huseini
Përfaqësues e Maqedonisë në Kampionatin Evropianit të karatesë për kadet, junior dhe U-21 do të prezantohet me 35 garues në kategoron٥ e djemve dhe vajzave në KATA dhe KUMITE, në mesin e të cilëve janë edhe dy karateistë nga Klubi i karatesë FATI të Tetovës, Erdona Ziberi që do të garon në U-21 në kategorinë -68 kg dhe Isa Elmazi në kategorinë kadet në -70 kg
“Unë nga ky kampionat Europian pres që të kthehem me rezultat, normalisht me vend të pare sepse kam pasur gara vazhdimisht në këto muajt e fundit si në garat ballkanike, në kampionatin botërorë në Veneci në Ligën Botërore. Në kampionatin Ballkanik u ktheva me medaljen e bronztë, dhe në Veneci në ligën botërore me vend të pare. Normalisht ajo medalje më dha frymëzim dhe nga stërvitjet që I bëjmë ne vazhdimisht unë mendoj se edhe nga ky kampionat evropian bashkë me trajnerin dhe me garuesit tjerë që marinë pjesë në Europian jemi të përgatitur dhe presim që të kthehemi me medalje të artë nga ky kampionat Europian” deklaroi karateisti Isa Elmazi
Ekspedita e Maqedonisë së Veriut sonte udhëton për në Limasoll të Qipros , ndërsa garat do të mbahen të premten , të shtunën dhe të dielën, ndërsa kthimi është caktuar menjëherë pas përfundimit të garave.
Shaban SINANI – TV KOHA
Sport
SHKËNDIJA –STRUGA TRIM LUM HAPIN SIPARIN E SEZONIT PRANVEROR
Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor fillon me 10 shkurt, ndërsa ndeshjet hapëse janë Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Shkupi – Tikveshi
Komisari për gara në kuadër të federatës së futbollit të Maqedonisë, Vasko Dojçinovski ka publikuar ndeshjet e javës së 17 që përkon me fillimin e pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor që starton me 10, 11 dhe 12 shkurt. Siparin e xhiros së 17 që luhet më 10 shkurt e martë me fillim në orën 14:00, hapet me super derbin Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Shkupi – Tikveshi. Të mërkurën më 11 shkurt gjithashtu zhvillohen dy ndeshje Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi, ndërsa java e 17 kompletohet me dy ndeshjet që zhvillohen më 12 shkurt mes ekipeve AP Brera – Makedonija GJ.P dhe Pelisteri – Rabotniçki. Kujtojmë se renditjen tabelore e kryeson Vardari me 42 pikë, para Struga Trim Lum me 41 dhe Shkëndija në vendin e tretë me 36 dhe Sileksi në vendin e katërt me 31 pikë.
Menjëherë pas kësaj, më 14 shkurt nis xhiroja e 18-të me përballjen Tikveshi – Shkëndija, ndërsa ndeshjet e tjera do të luhen në ditët në vijim deri të martën. Nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut është bërë e ditur se, pavarësisht konsultimeve për zhvillimin e ndeshjeve në dy ditë, për arsye teknike sezoni pranveror do të vazhdojë me të njëjtin sistem si në pjesën vjeshtore, duke garantuar implementimin e VAR-it në çdo ndeshje të Ligës së Parë.
Shaban Sinani – TV KOHA

