Lajme nga vendi
Mexhiti: Ende nuk ka vendim që VLEN-i të shndërrohet në një parti politike
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti tha se tashmë është hapur çështja që Koalicioni VLEN të shkrihet në një subjekt politik, por siç tha ai, ende nuk ka vendim përfundimtar.
“Kjo çështje është e hapur brenda VLEN-it, si para zgjedhjeve, ashtu edhe pas zgjedhjeve. Është diskutuar me kundërargumente, tashmë është një çështje e hapur. Mendoj se konkluzioni i përbashkët është se brendi VLEN është ajo që bëri një ndryshim në kampusin shqiptar, arritëm në një fitore dhe një ndryshim, kur u bashkuam të gjithë. Duhet pasur parasysh se ky koalicion është që një vit, tani do të thotë mbush një vit, që bëri një punë të madhe, solli ndryshim pas 22 vitesh në kampusin shqiptar. Një gjë e di, se as nuk do ta forcojmë dhe as nuk do ta lëmë të rrjedhë, por do të vendosim në momentin e duhur. Për momentin VLEN është ombrella e këtyre katër-pesë subjekteve politike. Shumica janë të mendimit se duhet të jetë një subjekt politik, të shkrihet në një”, tha Mexhiti në Televizionin Kanal 5.
Mexhiti shtoi se nuk pretendon të jetë udhëheqës i VLEN-it nëse koalicioni bëhet një subjekt i vetëm politik.
Lajme nga vendi
Voziste i dehur, policia ia merr veturën dhe e arreston kumanovarin
Edhe nje kumanovar tjetër ka mbetur pa veturë, pasiqë paraprakisht lëvizte veturën ne gjendje të dehur, respektivisht me mbi 2 promila alkool ne gjak. Një gjë të tillë e kishte konstatuar policia, gjate nje kontrolli rutinor me ç’rast kumanovarit 35-vjeçar me iniciale B.Gj., ia kishin konfiskuar makinën dhe e kishin arrestuar.
Sipas Policisë së Kumanoves (SPB-Sektorit per Pune te Brendshme), ngjarja e ketille kishte ndodhur me daten 3 shkurt 2026, rreth ores 17:30 min, ne autostraden nderkombetare Kumanove-Tabanoc.
Pas konstatimit te dozes se alkoolit ne gjak, policia personin ne fjale e kishte arrestuar (privuar nga liria).
Lajme nga vendi
Dosja Epstein, Prokuroria në Maqedoni nis hetim për rastin e mostrave të trurit
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të disa informacioneve të publikuara në media, formoi lëndë në bazë të zërave për shkak të pretendimeve nga dokumetet e publikuara në rastin për Xhefri Epstin, të cila tregojnë se mostra nga trurët e personave të vdekur nga vendi gjoja janë transportuar për qellime shkencore-kërkimore në SHBA.
Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, që përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështjet e mundshme lidhur me përputhshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentet me inde dhe mostra njerëzore, siç informojnë nga Prokuroria, është formuar lëndë me qëllim që të hetohen të gjitha indikacionet për ekzistencën e mundshme të elementeve të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
“Lënda është dorëzuar për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për të mbledhur informacione zyrtare nga autoritetet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore me qëllim përcaktimin e trajtimit të mundshëm të paligjshëm të indeve dhe biomaterialeve njerëzore, lëshimeve ose abuzimeve gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve”, informojnë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria personin nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”
Më datë 03.02.2026, në ora 18:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se nga një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë.
Më vonë, në ora 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova. Ata janë denoncuar nga I.T. se në periudhën prej orës 18:00 deri në 19:00 në rrugën “Ilinden”, pas një debati paraprak për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

