Lajme nga vendi
Në RMV u rrit paga mesatare, por produktiviteti mbeti në minus të thellë

Paga mesatare në RMV ka shënuar edhe një rekord të ri në qershor të këtij viti. Ajo arriti në 41.939 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës këtë javë. Në bazë vjetore, rritja nominale ishte 14.8 përqind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar është rritur me 11.2 përqind, transmeton Bloombergadria.
Analizuar sipas sektorëve, në qershor rritja më e vogël me bazë vjetore prej 0.1 përqind është shënuar në miniera, në industrinë përpunuese dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, rritja vjetore e pagës mesatare në qershor ishte 12.9. dhe 13 .7 përqind.
Rrogat e tilla janë arritur në kushtet e reduktimit të prodhimit industrial. Në qershor, minierat u ulën me 9.6 përqind me bazë vjetore. Në sektorin e furnizimit me energji elektrike, ku statistikat shënojnë rritjen më të lartë të pagës mesatare, rënia e prodhimit është edhe më e thellë, duke arritur në 16.7 përqind.
Në të njëjtën periudhë ka rënë edhe produktiviteti në industri. Në qershor të këtij viti, rënia me bazë vjetore ishte 7.5 përqind. Rënie njëshifrore të produktivitetit ka vetëm në industrinë e prodhimit.
Lajme nga vendi
Deklarata për zgjedhje të drejta dhe demokratike në RMV nuk është nënshkruar vetëm nga “Levica”

Deklarata për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike e propozuar nga kryetari i Kuvendit, e cila do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të planifikuar për datën 12 të këtij muaji, nuk është nënshkruar vetëm nga grupi parlamentar i “Levica”, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është i kënaqur dhe shpreson që deklarata të arrijë te çdo deputet në mënyrë që të ketë zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike. Deri më tani, siç thotë ai, nuk ka komente mbi Draft-deklaratën.
“Si Kuvend, po bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi një betejë politike, jo incidente. Zgjedhjet janë treguesi më i mirë i demokracisë në një shoqëri. Pas kaq shumë vitesh pavarësie, është turp të flasim për incidente. Bëj thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe që të gjithë të mbajnë përgjegjësinë e tyre, tha Gashi në takimin e sotëm me gazetarët.
Përveç deklaratës, seanca plenare e datës 12 të këtij muaji do të përfshijë edhe pyetje deputetësh nga opozita.
Parlamenti ka kërkuar që Qeveria të ketë ministra të pranishëm në seancat e pyetjeve të deputetëve në mënyrë që të mund të përgjigjen.
Siç thotë Gashi, ai e diskutoi këtë me kryeministrin Mickoski, i cili u pajtua me kërkesën, duke theksuar se si kryeministër, me praninë e tij në seanca, ai jep shembullin që edhe ministrat duhet të marrin pjesë.
Përndryshe, zgjedhjet lokale do të të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë.
Lajme nga vendi
RMV së shpejti në Asamblenë e OKB-së: “Jo në emrin tonë”, nisma për Palestinën me protestë para MPJ-së

Sot, më 9 shtator, në orën 18:00, nisma “Të gjithë për Palestinën” po organizon protestë përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pritje të pjesëmarrjes së Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton Portalb.mk.
Nisma, në kuadër të këtyre ngjarjeve protestuese, po i bën thirrje publikut të nënshkruajë një peticion duke kërkuar që qeveria dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të Maqedonisë të votojnë në mbështetje të Palestinës gjatë kësaj asambleje.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut disa herë ka abstenuar në rezolutat që kërkojnë armëpushim në Gaza.
Në qershor vendi abstenoi në rezolutën për armëpushim të menjëhershëm dhe mbrojtje të civilëve në Gaza.
Edhe në shtator të viti 2024 pati abstenuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që kërkonte që Izraeli t’i japë fund prezencës së tij të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar brenda një viti.
Maqedonia e Veriut abstenoi nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë, dhe vende të tjera.
Maqedonia e Veriut, votoi e përmbajtur edhe në tetor 2023 në miratimin e rezolutës me të cilën bëhej thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Rezoluta e cila ishte propozim i Jordanit, u miratua me 120 vota “për”, me 14 “kundër” dhe 45 “të përmbajtur”. Maqedonia e Veriut ishte në mesin e vendeve e cila ishte e përmbajtur për rezolutën me të cilën dënohen të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinez dhe izraelit, si dhe sulmet terroriste dhe joselektive, ndërsa gjithashtu bënte thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve.
Lajme nga vendi
Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,46 % në raport me vendimin e datës 01.09.2025.
Nga data 10.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,148 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 1,245 den/kg dhe tani do të jetë 37,148 den/kg. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 10.09.2025.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve