Connect with us

Lajme nga vendi

OBSH-ja ngre alarmin: Shpenzimet e qytetarëve për ilaçe janë shqetësuese

Published

on

Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në vend. Ajo tha se çdokush duhet të ketë qasje në mbrojtje shëndetësore pa përjetuar vështirësi financiare. Sipas raportit të fundit të OBSH-së shpenzimet shëndetësore ende janë shqetësuese për qytetarët, sidomos për ata që marrin asistencë sociale.

“Njëri nga raportet tona më të fundit për mbrojtje financiare e bërë nga ana e zyrës sonë në Barcelonë, tregon se harxhimet katastrofale shëndetësore ende janë shqetësim I thellë, veçanërisht për familjet e varfra. Në vitin 2018, 18 për qind nga xhepat e qytetarëve kanë qenë për barna, ndërsa këto pagesa përbëjnë 42 për qind nga harxhimet totale shëndetësore që është shumë larg nga përqindja e BE-së prej 22 për qind”, tha Natasha Azzopardi Muscat, Organizata Botërorë të Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëroi ulje të përqindjes e shpenzimeve të qytetarëve për barna. Ndërkohë ai tha se që nga dita e hënë qytetarët do të mund t’i gjejnë barnat nga lista pozitive nëpër farmaci.

“Nga 16 shtatori pacientët mundet qe 9 barnat e reja ti gjejnë nëpër barnatore pa pagesë, pra që janë të vendosura si shtesë, pra, do hyjë në fuqi që nga e hëna. Ne jemi duke përgatitur platformë së bashku me OBSH-në, e cila do të sigurojë transparencë në të gjithë procesin, gjatë zgjerimit të listës në të ardhmen”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut tha se duhet të krijohet sistem institucional për t’iu dalë në ndihmë nevojave të qytetarëve. Këto deklarata u bënë gjatë diskutimit për sfidat dhe mundësitë në procesin e zgjerimit të listës së barnave që janë përgjegjësi e Fondit Shëndetësor. /Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

Published

on

Pas valës së pazakontë të të ftohtit që solli reshje bore në Malin Sharr dhe në Pelister të premten, më 24 korrik, si dhe pas mëngjesit të sotëm jashtëzakonisht të freskët për muajin korrik, Maqedoninë e pret një tjetër ndryshim i fortë i motit.

Meteorologu Sllavço Poposki njofton se nga fillimi i javës vendi do të përfshihet nga një masë shumë më e ngrohtë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.

“Që nga e hëna dhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të shënojnë rritje të shpejtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë ato do të kalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesën juglindore të vendit do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius”, thekson Poposki.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së hënë, më 27 korrik, priten dukuri lokale të paqëndrueshme të motit, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Nga e marta, më 28 korrik, moti do të stabilizohet plotësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell, i qëndrueshëm dhe me vranësira të pakta lokale.

Advertisement

Poposki paralajmëron se këto ndryshime të menjëhershme dhe të mëdha të temperaturave mund të kenë ndikim negativ, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sërish shtrenjtohen karburantet nga mesnata

Published

on

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 denarë për kilogram.

Nga data 28.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 48,099 (denarë/kilogram)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“TETOVA N`FESTË”: “KREJT E THIRRIN REXHËN” NË ATMOSFERË VERORE!

Published

on

Nën qiellin e hapur të Banjës së Tetovës, qytetarët patën mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmit “Krejt e Thirrin Rexhën”, në kuadër të manifestimit Vera Tetovare, Tetova n’Festë.

Një mbrëmje e bukur kinematografike, e mbushur me emocione, humor dhe atmosferë të veçantë, që bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave.

Tv Koha takoi edhe Artistin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku, i cili hapat e parë në aktrim i ka bërë që në moshë të hershme, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon, duke përfshirë filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ai interpreton një nga rolet protagoniste dhe është vlerësuar me çmimin Best Young Actor.

Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë.

Vera tetovare riktheu në Tetovë filmin “Krejt e Thirrin Rexhën” me një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe kinematografisë shqiptare.

Advertisement

Ambienti I hapur në Banjë të Tetovës u bë arenë e gërshetimit të brezave dhe interesimit të jashtëzakonshëm të publikut tetovar.

U shijua së bashku një film I jashtëzakonshëm në një atmosferë të bukur verore, ku sipas organizatorëve, “Tetova N`Festë” vazhdon të sjellë kulturë, art dhe argëtim në çdo cep të qytetit.

/Tv Koha/ 

Continue Reading

Më të lexuarat