Lajme nga vendi
VMRO: Keqpërdorime në shëndetësi nga ish drejtorët e LSDM-së dhe BDI-së

VMRO-DPMNE-ja publikoi sot një tjetër të dhënë në kuadër të keqpërdorimeve që ata thonë se i ka bërë pushteti i kaluar. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski në konferencë për shtyp akuzon se nëpër institucionet shëndetësore në vend, drejtorët e ish pushtetit të LSDM-së dhe BDI-së kanë furnizuar barna të cilat nuk kanë qenë në listën që e përcakton Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Sipas Stojanovskit, me LSDM-në dhe BDI-në, shëndetësia është rrënuar.“Gjatë kontrolleve janë konstatuar furnizime të barnave të cilat nuk janë në listën e barnave që me akt të përgjithshëm e përcakton Fondi i Sigurimit Shëndetësor për të cilën ministri i Shëndetësisë jep pajtim, por për të njëjtin institucioni publik shëndetësor nuk ka siguruar pajtueshmëri paraprake nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi edhe atë, në institucionet shëndetësore publike në vijim: Shtëpia Shëndetësore Gostivar, Shtëpia Shëndetësore Strugë, Klinika Universitare për Kardio dhe Kirurgji Shkup, Klinika për Nefrologji Shkup, Klinika Universitare për Psikiatri Shkup, Spitali Klinik Tetovë, Spitali i Përgjithshëm Strugë, Spitali i Përgjithshëm Strumicë, Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Dibër”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve