Connect with us

Lajme nga vendi

Siljanovska Davkova: Marrëveshje e miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshimin e Kushtetutës

Published

on

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova rithekson se në Marrëveshja e miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës dhe thekson se nuk mund të ketë sepse është e lidhur me komisionet historike dhe diskutimet e tyre. Megjithatë, thotë ajo, ne mund t’i qasemi Marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

“Nuk do të mund të përgjigjem me saktësi, megjithëse pata një takim miqësor me Presidentin e Bullgarisë, Radev. Fraza më e përsëritur nga të gjitha është se duhet të respektojmë marrëveshjet, sigurisht kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet…Sigurisht, këtë po e theksoj. Ajo që po theksoj nuk është një përgjigje e drejtpërdrejtë në pyetjen nëse ju do ta ndryshoni Kornizën Negociative dhe a jeni të vetëdijshëm se Korniza Negociative nuk mund të ndryshohet, komenti im është se është e rëndësishme se si e trajtojmë Kornizën Negociatore sepse ju e shihni interpretimi nëse jemi dakorduar miqësisht se do të respektojmë kriteret e Kopenhagës, dhe nëse themi “Pacta sunt servanda”, nënkuptojmë Marrëveshjen e Prespës, ku shkruhet qartë se çfarë do të thotë Maqedonia për palën e dytë – territor, domethënë një popull me histori dhe gjuhë të vetën, dhe për çfarë po flasim në ato komisione historike për këtë, që është pjesë e paktit të cilit i referohet Marrëveshja e Prespës”, thekson Siljanovska Davkova.

Presidentja thekson se historia, kultura, gjuha nuk mund të jenë objekt i negociatave.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat