Lajme nga vendi
Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm
Zjarri në bodrumin e komunës së Tetovës ka qenë i qëllimshëm. Kjo, sipas kreut të Komunës Bilall Kasami, është vërtetuar nga kamerat e sigurisë së komunës së Tetovës.
Kasami tha se bëhet fjalë për një person, i cili nuk është shtetas i Maqedonisë së Veriut, përkatësisht nuk ka kurrfarë dokumentesh. Dyshimet e para janë se ai është shtetas i Kosovës.
“Patjetër që dyshojmë për qëllim këtu se bëhet fjalë për një person fantom pra pa dokumente që për një kohë të gjatë lëviz në rajon. Dyshohet se bëhet fjalë për një person që është nga Kosova dhe nuk ka aspak dokumente apo shtetësi të Maqedonisë. Ne dyshojmë që është profil i përshtatshëm për tu keqpërdorur për një akt të tillë sepse bëhet fjalë edhe për zjarrvënie të dokumenteve që janë të zgjedhjeve të fundit që janë dëmtuar”, tha Kasami.
Nga zjarri janë dëmtuar dokumente të shumta, kryesisht të zgjedhjeve të kaluara. Kasami thotë se nuk bëhet fjalë për akti të izoluar, por është tentim për krijimin e tensioneve.
“Pra këtu nuk është fajla vetëm për një akt të izoluar por me paramendim për dëme më të mëdha ëpr krijuar huti në opinion por edhe për të krijuar parakushte për atë që gjatë kohë paralajmëron opozita për krijuar tensione ndëretnike në tetovë. Unë dyshoj, dyshoj, pra duke pasur parasysh personin dhe profilin e tij, nuk mund ky person të bëj këtë akt dhe ë largohet pa lënë gjumë dhe që aspak nuk është gjetur. Sigurisht që është një paralajmërim për komunën por edhe objketet tjera të rrisin sigurinë. Apeloj gjithë ata që mendojnë se me veprime të këtilla mund të përfitojnë politikisht, ju them që komuna nuk është vetëm e një partie a por e gjithë qytetarëve të tetovës pa dallim e aq më pak politik”, u shpreh Kasami.
Ndërkohë Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thotë se gjatë ditës bëhet inspektimi i vendit që u përfshi nga flakët.
“Ditë më parë, në SPB Tetovë është raportuar se në hapësirat e bodrumit të komunës së Tetovës ka shpërthyer zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa gjatë ditës do të bëhet inspektimi”, thonë nga SPB- Tetovë.
Përhapja e zjarrit në bodrumin e komunës së Tetovës fillimisht është vërejtur nga banorët e shtëpive për rreth, të cilët të parët kanë lajmëruar zjarrfikësit./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë konfiskon ilaçe të padeklaruar të fshehura në një autobus nga Kosova
Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh.
Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.
“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula Gadovist dhe 12 ampula Genburto Një pjesë e ilaçeve, 428 ampula, u gjetën gjatë kontrollit të parë në një qese të zezë plastike të fshehur pas sediljeve”.
“Pas kësaj, autobusi u dërgua në terminal doganor për kontroll të detajuar, ku në hapësirat fabrika të ventilimit u gjetën pjesa tjetër, 15.623 copë ilaçe. Kundër dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të kontrabandës, ndërsa ilaçet janë konfiskuar përgjithmonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Lajme nga vendi
Tragjedi në Kallnik të Tetovës : Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçarit Esmer Mamuti
Sot në fshatin Kallnik do të zhvillohet ceremonia e varrimit për 14-vjeçarin Esmer Mamuti, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti.
“Të Allahut jemi dhe pa dyshim se tek Ai do të kthehemi. Allahu të faltë xhennetin, zemra e xhaxhit. Në çdo lot, në çdo buzëqeshje, jeta na flet për ty,” – thuhet në mesazhet prekëse të familjarëve.
Të afërmit shprehen se, edhe pse u nda nga jeta pa kthim dhe në një moshë kaq të re, Esmeri ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe një dritë që nuk do të shuhet kurrë në zemrat e tyre.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Kallnik.
Ngushëllime familjes Mamuti për këtë humbje të rëndë.
Lajme nga vendi
Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike
Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve.
Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.
“Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të Serbisë”, thonë nga MPB-ja serbe.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

