Lajme nga vendi
LIGA E TRETË: KF DOBROSHTI LIDER NË GRUPIN PERENDIM
Kampionati në ligën e tretë në Grupin Perëndim ku garojnë 13 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, vazhdon sipas orarit të komisionit të garave të me kësaj lige me seli në Tetovë
Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt ku nuk është regjistruar ndonjë befasi por kryesisht kanë shënuar fitore apo kanë barazuar në cilësinë e mysafirit. Befasia më e madhe e këtyre katër xhirove të zhvilluara padyshim se është debutuesi në këtë kategori të garave ekipi i Dobroshtit që është kryesuese e tabelës. Skuadra e Dobroshtit në xhiron e katërt ka regjistruar fitoren e tretë sezonale duke e mposhtur Vëllazërimin e Kërçovës 3-1. Në stadiumin e Bogovinës, një ndeshje interesante zhvilluan Drita dhe Vëllazërimi i Sllatinës në ndeshje cilësore e dy skuadrave përfundoi me barazim 1-1 Kryetari i Klubit të futbollit Vëllazërimi , Nazim Limani u shprehë i kënaqur me rrjedhën e kampionatit në katër xhirot e zhvilluara
NAZIM LIMANI – KRYETAR I KF VËLLAZËRIMI SLLATINË 0.29 – 0.45
‘ Ekipi i Vëllazërimit është ekip i ri, sivjet jemi kualifikuar në gara me rezultatet jemi të kënaqur , angazhimi i lojtarë ve është maksimal gjithashtu edhe kryesia angazhohet maksimalisht. Çdo gjë është mire por pak jemi të dëmtuar nga referët shkaku se jemi ekip i ri ‘’
Në ndeshjet tjera Luboteni dhe Renova kanë barazuar 2-2, Xhepçishti mundi Zajazin 3-2 dhe Napredoku i Kërçovës mundi Kamjanin 3-1. Ekipi i Teteksit ishte e lirë. Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, para
Rezultatet e javës së 4-të
Napredoku – Kamjani 3-1
Vardari (Brvenicë) – Reçica 3-0
Drita – Vllazërimi 1-1
Xhepçishti – Zajazi 3-2
Luboteni – Renova 2-2
Dobroshti – Vllazërimi (K) 3-1
Tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, para Napredoku dhe Xhepçishtit me nga 9 pikë ndërsa Teteksi, Drita, Vllazerimi (K) kanë nga 7 pikë, Vardari (B) 6, Renova 5, Vëllazërimi (Sl) 4, Kamjani 3, Luboteni 1, Zajazi dhe Reçica me 0 pikë./Tv Koha/ Shaban Sinani
Lajme nga vendi
NPK TETOVA, TË PUNËSUARIT 27 MUAJ PA SIGURIM DHE 2 MUAJ PA RROGA
Të punësuarve në NPK Tetova Tetovë, ka gati 27 mauj që nuk u paguhet sigurim shëndetësor dy muaj pa marr paga. Të punësuarit e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marr as rrogat e janarit dhe të shkurtit, pasi që dy ditë para festës së Bajramit llogaria e ndërmarrjes është bllokuar nga ana e drejtorisë për të hyra publike.
AVZI RIZVANI – Përfaqësues i Sindikatës
“ Me kontributet pak është puna ngarkuar janë akumuluar vite ta pa paguara kontributet , jemi në rrjedha me një potencial për ti realizuar, jemi në kontakt me drejtorin dhe kryetarin e komunës ku na kanë premtuar se shumë shpjet do rregullohet pagesa. Me rroga lart posh tuk kemi keq , kemi të pa marrë rrogën e janarit she shkurtit por para festës na bllokun xhirollogarinë ku edhe ngecëm me rrogën e janarit.”
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë që po punon për zgjidhjen e problemit me kontributet e punëtorëve të NPK-së. Kasami bën me dije që bëhet fjalë për shumë të madhe të mjeteve financiare që duhet kohë për t’i siguruar.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës Tetovës
“Është një obligim i lartë financiar që kalon mbi 40 milion denar , për kontributet e ndërmarrjes komunale që i bie se komuna do të duhet të siguroj të ardhura të jashtëzakonshme do kisha thënë dhe jemi duke punuar që në momentin e parë që të sigurohen këta të ardhura të bëhet pagesa e atyre kontributeve , ajo që është fokusi jonë në këto momente është që të marrin rroga në kohë dhe deri më tash i kanë marr rrogat në kohë .”
Përndryshe, punëtorët e NPK-së për vite me rradhë kanë pasur probleme me pagat dhe sigurimin shëndetësorë. Madje disa herë me rradhë edhe është protestuar.
Lajme nga vendi
RRETH 35% E POPULLSISË VUAN NGA OBEZITETI!
Obeziteti paraqet një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në botë por edhe në vendin tonë, që prek edhe fëmijtë dhe adoleshentët, kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore. Ky trend shqetësues, që prek veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, ishte në fokus të një simpoziumi profesional.
Obeziteti po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga problemet më serioze shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, me rreth 30 deri 35% të popullsisë të prekur nga kjo gjendje kronike.
Autoritetet paralajmërojnë se bëhet fjalë për një sëmundje të lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2, ndërsa shqetësues mbetet edhe trendi në rritje te fëmijët dhe të rinjtë.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se sistemi po përpiqet të përgjigjet përmes hapjes së qendrave për trajtim, përfshirë edhe qendrën e re në Ohër, si dhe përmes forcimit të edukimit dhe parandalimit.
Ekspertët nënvizojnë se përballja me këtë problem në rritje kërkon një qasje të koordinuar – nga institucionet, sistemi shëndetësor dhe sektori civil, deri te rritja e vetëdijes së qytetarëve për mënyra të shëndetshme jetese.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi rëndësinë e funksionimit të qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në Spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bëri të ditur se këtë javë në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor.
Lajme nga vendi
Nëna dërgon vajzën 14-vjeçare për kontroll, mjekët konfirmojnë shtatzëninë e avancuar!
Një ngjarje tronditëse është denoncuar në SPB Shkup gjatë orëve të para të ditës së sotme (28.03.2026). Një nënë 31-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se vajza e saj e mitur, vetëm 14 vjeç, është në gjendje të avancuar shtatzënie.
Sipas raportit policor, nëna e ka dërguar vajzën për kontroll në Klinikën Gjinekologjike (GAK) pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, pasi kishte krijuar dyshime mbi gjendjen e saj. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar zyrtarisht se e mitura është shtatzënë.
E mitura ka rrëfyer më pas para nënës së saj se gjatë verës së vitit 2025, kishte kryer marrëdhënie seksuale vullnetare me një të mitur tjetër, me të cilin ishte në lidhje në atë kohë.
Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtimin e duhur të situatës sipas ligjeve në fuqi për të miturit.(INA)
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni2 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

