Lajme nga vendi
Durmishi: Përmes KES-it, në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, do të fillojmë një proces që do të shpie në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme
Javën e kaluar u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën, përveç sindikatave dhe punëdhënësve, përfaqësues nga Qeveria jemi unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës që do të kryesoj KES-in, ministrja e Financave, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrja e Arsimit.Për ne është me rëndësi thelbësore dialogu transparent social. Këshilli Ekonomik-Social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme. Në mbledhjen e parë konstituive, dëgjuam kërkesat e punëdhënësve dhe kërkesat e sindikatave, të cilat në periudhën e ardhshme pres të na vijnë si kërkesa zyrtare që do t’i shqyrtojmë së bashku me kolegët e mi në Qeveri në një nga seancat e ardhshme.Nga njëra anë, ekzistojnë kërkesat e sindikatave për një pagë minimale më të lartë, e cila, sipas Ligjit për pagën minimale, duhet të rritet në mars të vitit të ardhshëm, por nga ana tjetër, ekzistojnë edhe problemet me të cilat përballen punëdhënësit me mungesë të cilësisë dhe stafit profesional, si dhe produktivitetit të punëtorëve.Për ne, angazhim kryesor strategjik është përmirësimi i performancave të ekonomisë, nuk mundet, nga njëra anë, të rriten pagat e punëtorëve, e nga ana tjetër, të mos ketë produktivitet. Është thelbësore për ne që t’i zgjidhim këto probleme së bashku përmes dialogut social, vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme. Nëse nuk kemi ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme, atëherë nuk mund të flasim për përparim të shtetit.Kjo është arsyeja pse përmes KES, në dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, do të fillojmë një proces që do të shpie në ekonomi të sigurt dhe të qëndrueshme.
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

