Sport
LIGA E KAMPIONËVE: SOT ZHVILLOHEN 9 NDESHJE TË FAZËS SË LIGËS
Liga e Kampionëve sezoni 2024/25. që tanimë zhvillohet me formatin e ri pasi UEFA hoqi fazën e grupeve në favor të një faze të ligës së re, e cila përbëhet nga 36 ekipe në vend të listës së mëparshme me 32 ekipe dhe çdo klub do të luajë tetë ndeshje, Çdo ekip pjesëmarrëse luan katër ndeshje si nikoqir dhe katër në cilësinë e mysafirit kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm sipas orarit që ka përcaktuar UEFA.
Këtë mesjavë në program janë sfidat e xhiros së tretë dhe duke filluar nga ora 18 e 45 minuta në program janë vetëm dy ndeshje Milan-Bryzh dhe Monako-Cërvena Zvezda, ndërsa në terminin e orës 21 do të ndajnë mejdanin Arsenal-Shahtjor Donjeck, Aston Vila-Bolonja, Zhirona-Sllovan Bratislava, Juventus-Shtutgard,Paris Sen Zhërmen-PsvAjdhoven, Real Madrid –Borusia Dortmund dhe Shturm Grac –Sporting. Pas dy xhirove të zhvilluara deri më tani ,Borusia Dortmund, Brest, Benfika, Baer Leverkuzen, Liverpull, Aston Vila dhe Juventus kanë arkëtuar nga 6 pikë falë dy fitoreve që kanë shënuar përballë kundërshtarëve të tyre./TV KOHA / Shaban Sinani
![]()
Sport
Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.
Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.
Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.
Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Sport
BASKETBOLL: FENERBAHÇE KRYESON EUROLIGËN
Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe katër e atyre mysafire është epilogu i dhjetë ndeshjeve të raundit të 28-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Tabelën e kryeson Fenerbahçe me 20 fitore e 7 disfata, para Olympiakosit që ka 18 fitore e 9 humbje dhe Valencia me 18 fitore e 19 humbje
Lideri në renditjen e tabelës Fenerbahçe ke regjistruar një fitore të ngushtë 83-85 në transfertë kundër Panathinaikosit në Athinë. Lojtari kyç për fitoren e skuadrës turke ishte Tarik Biberoviç i cili realizoi 26 pikë, 4 kërcime e dy asiste.
Nw fund tw ndeshjes u shwnuan edhe incidente por fatmirwsisht me kohw u ndalua eskalimi I situatws.
Në ndeshje spektakolare u zhvillua mes skuadrës katalonase Barcelonës dhe Parisit e cila ka përfunduar me fitoren e skuadrës franceze me rezultatin në Barcelonë me rezultatin 74-85. Lojtari francez Nadir Hifi ishe më efikas e 21 pikë. Fitore në cilësinë e mysafirit kanë regjistruar e dhe Real Madridi kundër Partizanit në Beograd dhe Dubai kundër Milanos. Ndërsa në cilësin e vendasit ka fituar ekipet favorite si Monaco, Zalgiris Kaunas dhe Olympiakosi. Pas kompletimit të xhiros së 28 –të gjashtë skuadrat që janë më afër plaz off-it janë Fenerbahçe,, Olympiakosi, Valencia , Real Madridi , Barcelona dhe Hapel Tel Avib
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E PARË: SHKUPI DHE STRUGA TRIM LUM NË QENDËR TË VËMENDJES (VIDEO)
Nesër në kuadër të xhiros së 18-të në ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohen dy ndeshje derbi dhe atë në Shkup ku përballen Rabotniçki – Vardari dhe në Strugë ku takohen Struga Trim Lum – Sileksi
Java e 18-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vazhdon ditën e nesërme me dy ndeshje derbi dhe atë në Shkup dhe Strugë ku takohen Rabotniçki – Vardari dhe Struga trim Lum – Sileksi
Në stadiumin e qytetit në Strugë skuadra e trajnerit Bledi Shkëmbi do të përballet me Sileksiin e Kratovës, kjo ndeshje për struganët Vjenë pas disfatës në xhiron e 17 në Tetovë kundër Shkëndijës që ishte edhe disfata e parë në transfertë. Sa i përket ndeshjs me Sileksin trajneri Shkëmbi tha se do bëjnë çdo gjë për fituar tre pikët
BLEDI SHKËMBI – TRAJNER I KF STRUGA TRIM LUM
‘’Ne në çdo ndeshje do të mundohemi ta fitojmë, do të luajmë për ta fituar . Kemi një ndeshje të vështirë kundër Sileksit por do të bëjmë të pamundurën që të rregullojmë gabimet që bëmë sot dhe të shfrytëzojmë rastin që mund të na jepet për të marrë tre pikët’’ deklaroi trajneri Bledi Shkëmbi
Një ndeshje interesante pritet të zhvillohet nesër me fillim në ora 13:00, mes Rabotniçkit dhe vardarit që konsiderohet derbi i qytetit edhe pse në këtë kampionat romantikët janë befasia më e madhe në aspektin negativ kundrejt Vardarit që bindshëm kryeson renditjen e Ligës së parë.
Arsimi i Çegranit pas debaklit që pësoi të mërkurën në përballjen me vardarin në Shkup, të hënën në[ Gostivar në cilësinë e vendasit përballet me AP Brera. Vendasit janë të bindur se kësaj radhe me angazhimin maksimal të të gjithëve do të arrijnë të fitojnë tre pikët që do kenë vlerën e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit. Po të hënën në Gjorçe përballen Makedonija Gj.P dhe Shkupi, ndër të martën në Kumanovë Bashkimi është nikoqire e Pelisterit
Shaban Sinani – TV Koha

