Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari: Maqedonia deri në 2050 do mbetet me 1 milion njerëz, na duhet strategji për ta parandaluar?

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha sipas parashikimeve, deri në vitin 2050, në Maqedoni pritet të mbesin vetëm 1 milion njerëz, përcjell TV21. Taravari tha se universitetet në bashkëpunim me akademinë duhet të ndihmojnë në përpilimin e strategjisë që ta parandalojnë këtë.

“Kryeministri Mickoski e përgatit strategjinë për zhvillimin e shtetit për 2050 nëse nuk gaboj, fatkeqësisht, gjë që na brengos të gjithëve është ikja e njerëzve. Parashikimet janë që deri në vitin 2050 në Maqedoni të mbesin diku 1 milion njerëz fatkeqësisht, ku fati të jemi gabim në këto projektime. Na duhet strategji e caktuar me universitetet që i kemi, me akademitë që i kemi, kështu që besoj që do të bëhet një dokument që do të ishte i mirëfilltë për të gjithë ne”, shtoi Taravari.

Lajme nga vendi

Kandidati i VLEN për Haraçinën, Daut Beqiri: Po vij me një zotim të qartë: të fillojmë një kapitull të ri të zhvillimit dhe dinjitetit

Published

on

Haraçina është shtëpia jonë e përbashkët. Dhe askush më mirë se ne nuk e di se çfarë sfidash ka kaluar kjo komunë. Andaj fillimisht falënderojmë udhëheqësinë aktuale të komunës për gjithçka që është munduar të bëjë në këto vite. Por le ta themi hapur: Haraçina meriton shumë më tepër.

Meriton ujë të pastër në çdo shtëpi, meriton rrugë të asfaltuara në çdo mëhallë e fshat, meriton shkolla moderne dhe hapësira ku fëmijët tanë rriten me dinjitet. Meriton një infrastrukturë urbane që e vendos krah për krah me çdo komunë tjetër të zhvilluar.

Unë, Daut Beqiri, vij sot para jush me një zotim të qartë: të fillojmë një kapitull të ri për Haraçinën. Një kapitull të zhvillimit dhe dinjitetit.

Projektet që do të realizohen gjatë mandatit tim janë të qarta dhe të domosdoshme: Ujë i pastër për pije në çdo shtëpi; Kanalizim modern për shëndetin e qytetarëve; Stadium dhe park i gjelbër për rininë tonë sportive dhe për familjet; Investime serioze në shkolla për gjeneratat e reja; Rrugë të asfaltuara kudo në Mojancë, Grushinë e Orllancë, në çdo cep të komunës, nuk do të mbetet më rrugë e paasfaltuar;

Mbulimi i plotë i pjesës së mbetur të “kanalit famshëm” që për vite të tëra ishte plagë e hapur për Haraçinën.

Advertisement

Të dashur qytetarë,

Unë nuk ofroj iluzione.

Unë ofroj punë të ndershme, përkushtim dhe rezultate konkrete.

Koha e fjalëve të bukura ka mbaruar. Tani është koha e veprave! Haraçina nuk do të jetë më sinonim i harresës dhe i padrejtësisë.

Unë besoj thellë se kjo komunë, e cila shpesh është përmendur si simbol i harresës, do të bëhet shembull i zhvillimit dhe i krenarisë.

Advertisement

Me besimin dhe mbështetjen tuaj, së bashku do ta shkruajmë këtë kapitull të ri për Haraçinën – kapitullin e dinjitetit dhe të ardhmes më të mirë për të gjithë.

Faleminderit!

VIDEO:
https://www.filemail.com/d/uqkoosytqjyychb

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

Published

on

BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për “botën serbe”, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me “shqiptarinë”. Shkurt e shqip sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë.

Në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të qytetarëve, ata shpifin, manipulojnë dhe përdorin çdo ndjenjë të popullit tonë për të mbuluar korrupsionin e tyre vetëm e vetëm për për t’i ikur korrupsionit të lartë. Vetë raporti i Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron për rrezikun e keqpërdorimit të marrëdhënieve ndëretnike për dezinformata dhe tensione, pra, modeli i pastër i BDI/AKI-së.

Lista e bashkëpunimeve të tyre të errëta është e gjatë: “Ballkani i Hapur”, që VLEN dhe Kosova e kundërshtuan me forcë si rrezik për interesat shqiptare, Bujar Osmani me 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë, plani 9-pikësh në dëm të Kosovës, Fatmir Besimi duke shtrënguar duart me gjeneralë serbë të akuzuar për krime lufte, hyrja e MTEL-it serb në tregun tone, tentativa për t’ia dorëzuar Tetovën oligarkut të sanksionuar Daka Davidoviq, nënshtetësia për Onishçenkon, nënshkruar nga Grubi. Madje edhe simbolikat e Car Dushanit, Car Samoilit, kuajve e luanëve janë pjellë e politikave të BDI-së.

Kjo është e vërteta e BDI/AKI-së. Nuk ekziston “botë serbe”, por ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet me sy të lirë në çdo komunë ku ata qeverisin. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe sot alternativa e vetme reale për ndryshim është VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare

Published

on

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare.

Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.

Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.

Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen

Continue Reading

Më të lexuarat