Lajme nga vendi
Nis ndërtimi i rrugës “Boris Kidriç” në Tetovë
Ka filluar ndërtimi i rrugës “Boris Kidriç” në Tetovë. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka deklaruar se faza e parë do të kushtojë mbi 5 milionë denarë, ndërsa faza e dytë mbi 7 milionë denarë apo rreth 200 mijë euro gjithsej. Afati për realizimin e këtij projekti është 120 ditë. Bëhet fjalë për rrugën nga “Jane Sandanski” e deri tek bulevardi “Bllagoja Toska”.
“Bëhet fjalë për një koncept të ri të rregullimit të rrugëve në territorin e Komunës së Tetovës që i përshtatet edhe kësaj pjese të qytetit, e cila është afër sheshit e që është konceptuar të jetë vazhdimësi e pedonales së qytetit, pra të gjithë ata që do të duan t`i shijojnë bukuritë e qytetit në këtë pjesë do të mund të lëvizin në pjesën për këmbësorë e cila do të jetë në mes të rrugës. Bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm që financohet nga buxheti i Komunës së Tetovës. Gjatësia e rrugës është 350 metra, kurse gjerësia është 25 metra. Do të ketë në të dy anët e rrugës trotuare me nga dy metra, rrugët do të jenë nga tre metra, poashtu është paraparë edhe gjelbërim, shëtitorja do të jetë 4.5 metra dhe dy shtigje për biçikleta me nga dy metra”, deklaroi Kasami.
Në ndërkohë, lidhur me prerjen e druve në këtë rrugë, Kasami është shprehur se janë konsultuar ekspertë dhe është marrë leje që të largohen drunjtë për shkak të vjetërsisë së tyre. Ai ka shtuar më tej se do të mbjelljen më shumë dru se sa ka patur deri më tani. Më tej ai është shprehur se nëse brenda katër muajve realizohet ky projekt atëherë kjo do të jetë një arterie mjaft e rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës në qytetin e Tetovës. Rruga “Boris Kidriç” në Tetovë për një kohë të gjatë nuk, është rikonstruar nga autoritetet komunale, duke patur parasysh se edhe pjesa e trotuareve për këmbësorë është mjafte dëmtuar.
Bëhet fjalë për rrugën nga ish Shtëpia e Armatës e deri tek qendra sportive e cila lidhet edhe me pjesën qendrore të qytetit të Tetovës dhe është mjaft e frekuentuar por gjithnjë aty ka pasur mungesë të vendeve të parkimit dhe është krijuar kaos.
Ndërtimi i kësaj rruge do të ndihmonte shumë në shkarkimin e komunikacionit nëpër rrugët tjera të qytetit por njëkohësisht do të mundësonte lëvizje më të sigurt edhe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, pasi që në këtë zonë jo shumë larg ndodhet shkolla e mesme ekonomike si dhe shkolla fillore Migjeni. Krahas kësaj, kjo rrugë lidhet direkt edhe me qendrën sportive në Tetovë. Në këtë rrugë një kohë të gjatë edhe ndriçimi publik është dëmtuar dhe pritet që me rindërtimin e së njëjtës, kjo rrugë të merr pamje të mirë por edhe më shumë hapësira për këmbësorët./TV KOHA/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

