Connect with us

Lajme nga vendi

Tribunë dhe tendë informative në kuadër të fushatës “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë”

Published

on

Në kuadër të fushatës kombëtare të Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë” sot në “Shkupi Siti Moll” do të vendoset tendë informative dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen për aktivitetet vijuese për parandalim dhe mjekim të kancerit të gjirit.

Sipas programit, sot në orën 13:00 do të mbahet tribunë qendrore në “Sinepleks”, “Shkupi Siti Moll”, ku folës do të jenë anëtarë të Komisionit Kombëtar për Kontroll të Kancerit të Gjirit.

Fushata zbatohet me mbështetjen e OBSH-së, UNFPA-së, Qytetit të Shkupit, Shoqatës për Ndihmë dhe Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Gjinekologjike “Femina M”, Operës dhe Baletit Kombëtar, Fakultetit të Artit Muzikor – Shkup dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore “Shkupi Siti Moll” dhe “Sinepleks”.

Ministria e Shëndetësisë në datën 16 të këtij muaji e filloi fushatën kombëtare nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Lajme nga vendi

Reagimet e BDI-së për provimin e jurisprudencës, Fillkov: Temat nacionalo-romantike, të rëndësishme për politikanët e shekullit të kaluar

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka komentuar akuzat e BDI-së për shkelje penale dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, në lidhje refuzimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Fillkov e cilësoi këtë si temë “nacionalo-romantike”.

Në lidhje me: BDI akuzon ministrinë e Drejtësisë: “Pengimi i shqipes në provimin e jurisprudencës do ketë pasoja juridike”

“Si e komentoni paralajmërimin e BDI-së për përgjegjësi penale? Shikoni, shkurt. Vlerësoj se temat nacionalo-romantike janë…të rëndësishme për ata politikanë të shekullit të kaluar. Siç e thash, ne punojmë fuqishëm dhe me vendosmëri për stabilitet, prosperitet dhe sundim të së drejtës. Tema që i prekin të gjithë qytetarët tanë. Gjithçka tjetër do të mbetet në anën e dhimbshme të historisë”, deklaroi Fillkov.

Continue Reading

Lajme nga vendi

20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

Published

on

Dje në orën 13:10, në fshatin Zhelinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria një 20-vjecar nga fshati Novo Sellë е Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është sekuestruar përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët reaguan ndaj deklaratës së ministres Janevska për heqjen e studimeve ndërkombëtare dhe ndërkulturore

Published

on

Deklarata e djeshme e ministres së arsimit, Vesna Janevska, në emisionin “Direktno“ në TV Telma, ku u diskutua për projektligjin e ri për arsimin e lartë, shkaktoi reagime në publik. Ministrja deklaroi se programet studimore në të cilët janë të regjistruar një numër i vogël i studentëve duhet të mbyllen, me ç’rast si shembull e përmendi programin studimor për studime ndërkombëtare dhe ndërkulturore në Fakultetin Filozofik në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Janevska, duke e quajtur gabimisht programin “Studime politike multikulturore”, tha se “ka shumë studime tilla në të gjitha universitetet publike që vazhdimisht shpallin programe studimore, e në to regjistrohen 3 ose 5 studentë, gjë që është e papërballueshme”. Ajo tha edhe se ka një mori profesorësh që mund t’i përkushtohen shkencës, zhvillimit të të drejtave të studentëve, e “përdoren” për 5 studentë dhe punësohen dhe mbushin numrin e orëve.

Në pyetjen nëse studimet e tilla do të bashkohen me të tjera apo do të shfuqizohen, Janevska, edhe pse nuk u përgjigj qartë, tha se në studimet universitare nevojitet të fitohet arsim i përgjithshëm, ndërsa në studimet pasuniversitare ose ato të doktoraturës studentët do të kenë të drejtë të përqendrohen në programe të tilla.

“Kemi disa programe në studimet universitare me të cilat studentët pas diplomimit nuk mund të gjejnë as punë”, tha ajo.

Nga profili zyrtar i programit studimor përmes një njoftimi reaguan se bëhet fjalë për një program të akredituar që funksionon që nga viti 2017 dhe është pjesë e Katedrës së UNESCO-s për studime dhe hulumtime ndërkulturore në UKM. Nga atje theksojnë se programi është miratuar nga organet kompetente në vitin 2016, bazuar në një raport pozitiv nga një komision ekspertësh, ndërsa si model referimi është përdorur programi në Universitetin e Kalifornisë, Berkley në SHBA.

Advertisement

Sipas tyre kuota e regjistrimit është rreth 25 studentë në vit, ndërsa numri më i vogël i studentëve të regjistruar nuk do të thotë dështim, por përkundrazi mundëson një qasje ndërdisiplinore më efikase dhe praktike, me lëndë nga më shumë fakultete, ai i filozofisë, drejtësisë, ekonomisë, e të tjera.

“Në një situatë në të cilën arsimi i lartë po përballet me një mbiprodhim diplomash monolitike, të diplomuar pa asnjë përvojë dhe arsim të lartë që është në fund të të gjithë parametrave të progresit akademik në nivel global, është destruktive që të kritikohen pikërisht këto programe studentore”, theksojnë nga programet, duke shtuar se të diplomuarit sot janë aktivë në sektorin civil, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet.

Nga programi studimor thonë se sulmi ndaj programit dhe stafit është një “barrë shtesë për një numër të vogël studentësh”, duke shtuar se studentët e “MIS” janë të kënaqur me studimet e tyre në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Për deklaratën reagoi edhe Teodora Mileska, një ish-studente e programit, e cila në drejtimin e saj publik për ministren vlerësoi se vlerësimet subjektive të “vlerës” së programeve studimore janë joadekuate.

“Si ministre e arsimit nuk duhet t’i lejoni vetes të bëni deklarata të përgjithshme dhe përgjithësuese rreth programeve studimore dhe “vlerës” së tyre, sidomos kur bëhet fjalë për një program ndërdisiplinor të bazuar në standardet akademike ndërkombëtare”, deklaroi Mileska.

Advertisement

Ajo shton se problemi me punësimin nuk është te diploma, por te mangësitë sistemike, duke vlerësuar se shteti nuk arrin ta njohë dhe përdorë ekspertizën që vetë e krijon te studentët përmes sistemit arsimor.

“Unë, si ish-studente e MIS, nuk kam “problem” me gjetjen e një pune për shkak të diplomës apo ekspertizës sime. Problemi është sistemik. Problemi është te korrupsioni dhe partishmëria, ku kompetenca shpesh është dytësore ndaj përkatësisë politike”, shkroi Mileska.

Reagimet vijnë në kontekstin e debatit më të gjerë mbi racionalizimin e programeve studimore dhe qëndrueshmërinë e katedrave me një numër të vogël të studentëve. Deri më tani organizatat zyrtare studentore nuk e kanë komentuar deklaratën e ministres, e as ndryshimet e njoftuara në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Përndryshe, gjashtë ditë më parë në një konferencë për shtyp, Janevska tha se universitetet tona zbatojnë mbi 1.300 programe studimore dhe se ka programe studimore me 2, 3, 5 studentë, e sipas saj kjo është e papranueshme.

“Ne do ta ndryshojmë atë sistem të studimeve. Me ndryshimet e reja në Ligjin për Arsimin e Lartë presim një reduktim drastik të programeve studimore. Meqenëse të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë shumë shpejt do të duhet të përshtaten me këto kushte, presim që një numër shumë i madh i tyre të mbyllen ose do të mbyllen me forcën e ligjit”, tha Janevska.

Advertisement

Propozim ligji për arsimin e lartë, i cili pritet të kalojë në filtrat e Kuvendit, u jep njësive universitare të drejtën të veprojnë si persona juridikë, me llogari të veçanta bankare dhe pavarësi të plotë në menaxhimin e të ardhurave vetanake. Megjithatë, Ligji i ri vendos një filtër ndërkombëtar për avancimet. Për të marrë titujt shkencorë, akademikët do të detyrohen të publikojnë punime në revista me faktor ndikimi.

Çdo punim që nuk kalon recensionin e bordit editorial nga të paktën pesë shtete të ndryshme, nuk do të njihet si vlerë shkencore. Gjithashtu, Propozim ligji parashikon që pagat e stafit akademik dhe administrativ të llogariten sipas një koeficienti të caktuar bazuar në pagën minimale.

Kjo do të thotë se profesioni i profesorit nuk do të varet më nga vullneti politik apo marrëveshjet vjetore, por do të ketë një rritje të vazhdueshme, sa herë që rritet paga minimale në nivel shtetëror, automatikisht do të reflektohet rritja edhe në universitetet publike. Ligji parashikon mbrojtje strikte të hapësirës universitare. Policia nuk do të mund të shkelë në universitet pa lejen e Rektorit, ndërsa çdo lloj organizimi apo simboli partiak brenda mureve të dijes do të ndalohet me ligj.

Në të parashihet edhe Arsimi dual dhe Mikro kualifikimet. Ky model i ri do të lejojë që diploma të mos mbetet vetëm teori në letër, por të jetë e kombinuar me praktikë të detyrueshme në kompani apo institucione, duke rritur shanset për punësim të menjëhershëm. Ky propozim-ligj mbetet i hapur për komente në ENER, ku komuniteti akademik dhe studentët kanë mundësinë e fundit për të korrigjuar apo plotësuar atë që do të jetë kushtetuta e re e dijes në vend.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat