Connect with us

Sport

LIGA E PARË: SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL PËRFUNDOI ME BARAZIM

Published

on

Tre fitore të vendasve dhe tre barazime me gjithsejtë 15 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve  të xhiros së 11-të dhe të  fundit  të rrethit të parë në elitën e futbollit vendor. Lider në rrethin e parë kampionatit 2024/2025 është ekipi i Rabotniçkit  me 23 pikë

Në stadiumin e qytetit në Tetovë  në praninë e një numri të konsiderueshëm të tifozëve vendas, ndeshja derbi mes Shkëndijës dhe  kampionit në fuqi Struga Trim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në pjesën e parë skuadra vendase  ishte  superiore  krijoi raste  por arritën të shënon vetë një nga  penaltia të cilën e realizoi Besart Ibraimi.  Trajnerët e  ekipeve  Jeton Beqiri i Shkëndijës  dhe Qatip Osmani i Struga Trim Lum pas ndeshjes  shprehën keqardhje për rastet e dështuara.

 Mendoj se nuk e menaxhuam lojën si duhet pas rezultatit 1:0, gabuam në shumë situata, duke i dhënë Strugës shumë mundësi kur ne ishim në posedim të topit. Disa goditje standarde të cilat u’a dhuruam vetëm. Ndjej keqardhje për situatën se si nuk e menaxhuam mirë dhe si nuk ishim më syçelë në ato goditje standard. Nuk lejohet në ndeshje si kjo të pranohet gol nga ato situata të cilat ne i kemi analizuar.” deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija

Kampioni në  fuqi Struga Trim Lum në këtë pjesë të sezonit vjeshtor  nuk ka  qenë formën e dëshiruar prandaj  trajneri  Qatip Osmani tha se pas disfatës katastrofale kundër Sileksit edhe një pikë e fituar  kundër  Shkëndijës është e madhe. 

‘’Sigurisht se në këto ndeshje është me rëndësi mos  të humbësh. Sa  i p♪•rket lojës mendoj se veçanërisht në pjesën e parë kur  patëm  disa  raste  që nuk i shfrytëzuam  ishte edhe  fati që pak na ktheu shpinën, pjesën e dytë e kërkonim at golin që erdhi në kohë u munduam ta shënojmë edhe golin e dytë por nuk arritëm edhe  sigurisht se   thash ishte me rëndësi mos të humbim’’. deklaroi Qatip Osmani trajner  i KF Struga trim Lum

Fitore në këtë xhiro ka shënuar Shkupi  kundër Tikveshit në Çair  3-1. Autor të golave ishin  Kadriu 2 gola dhe Avornio ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Spahiu.  Gostivari në stadiumin “Boris Trajkovski” të Maxharit mundi AP Brera me rezultat të thellë 4-1. Besa e Dobërdollit në Kratovë ka humbur nga Sileksi me rezultat 2:0. Në Ohri, Voska Sport barazoi me Pelisterin 1:1 në Ohër. Derbi i mes  Vardarit  dhe Rabotniçki ka përfunduar me barazim pa  gola 0-0. Pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit kryeson Rabotniçki me  23 pikë e ndjekur nbga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga  20 pikë.

Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat