Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari takon drejtoren rajonale të UNFPA, Florence Bauer

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në kuadër të takimit të 74 Rajonal të OBSH-së, zhvilloi takim bilateral me drejtoren rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Florence Bauer.

Në takim u diskutua për sukseset e deritashme në bashkëpunim, përfshirë uljen e vdekshmërisë së nënave dhe të porsalindurve, futjen e klinikave gjinekologjike mobile dhe forcimin e skrinimit për kancerit e qafës së mitrës.

Në përfundim, ky takim thekson përkushtimin e përbashkët për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të siguruar një mbulim më të mirë për të gjithë qytetarët, duke afruar vendin më pranë standardeve evropiane të shëndetit.

Ministria mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për përparimin e mbulimit universal shëndetësor dhe promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues me partneritete të gjera në rrugën drejt BE-së.

Lajme nga vendi

Georgiev: Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor

Published

on

“Politikat e vazhdueshme të papranueshme të shkeljes së të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmojnë nevojën objektive ekzistuese për një mekanizëm të siguruar financiarisht për mbrojtje ligjore dhe përfaqësim procedural në rastet e ndjekjeve penale të motivuara politikisht, manifestimeve të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes mbi baza antibullgare”.

Këtë e deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje nga një deputet nga radhët e koalicionit bullgar “Vazhdimi me Ndryshimet – Bullgaria Demokratike”. Pyetja ka të bëjë me fondet për mbështetjen e komunitetit bullgar në vendet e huaja.

Sipas Georgiev, Ministria e Jashtme e Bullgarisë po bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar mbrojtje ligjore për bullgarët nga Maqedonia, dhe si rast përmendin ish-presidentin e klubit të shuar “Ivan Mihajlov”, Ljupço Georgievski.

“Shteti bullgar në nivelin më të lartë institucional është konsistent në mbështetjen e tij për Georgievskin. Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur nga afër zhvillimin e procesit ligjor kundër tij që nga fillimi i tij, më shumë se dy vjet më parë”, deklaroi Ministri.

Në vitin 2025, nga buxheti i Bullgarisë janë ndarë 2.700.000 leva për zbatimin e Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia dhe për Qytetarët e Maqedonisë me vetëdije bullgare.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

2 KORRIKU, DITA BOTËRORE E GAZETARISË SPORTIVE

Published

on

2 Korriku shënon Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, një datë që na bën të reflektojmë mbi rolin thelbësor që ka gazetaria sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit, e veçanërisht të futbollit.

Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet me 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit.

Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si datë kur është themeluar Shoqata Botërore e mediave të Sportit, në vitin 1924.

Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

Advertisement

2 Korriku shënon Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, një datë që na bën të reflektojmë mbi rolin thelbësor që ka gazetaria sportive në zhvillimin dhe promovimin e sportit, e veçanërisht të futbollit.

Gazetaria sportive nuk është vetëm informim. Është edhe përgjegjësi. Është përkushtim ndaj të vërtetës dhe pasqyrim objektiv i asaj që ndodh brenda dhe jashtë fushës së gjelbër. Ajo është urë lidhëse ndërmjet tribunave dhe dhomave të zhveshjes, ndërmjet klubeve e federatave dhe tifozëve, ndërmjet të kaluarës me sakrifica dhe të ardhmes plot shpresë.

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Lajme nga vendi

E mashtroi se do t’ia punësojë djalin në MPB dhe i mori 22.500 euro, kallëzim penal ndaj një 43-vjeçare nga Manastiri

Published

on

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër M.L. (43) nga Manastiri.

Kjo për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ajo ka kryer vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Konkretisht, e akuzuara në periudhën nga 15.09.2024 deri më 15.04.2025, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore të kundërligjshme, e ka futur në lajthitje një person 64-vjeçar nga Manastiri, përkatësisht i është paraqitur në mënyrë të rreme se është e punësuar në MPB dhe se do t’i ndihmojë djalit të tij të punësohet në Ministrinë e Brendshme, si dhe për procedura të tjera”.

“I dëmtuari i ka paguar asaj para në disa raste në shumë totale prej 22.500 euro”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat