Connect with us

Lajme nga vendi

Mashtruan 588 qytetarë, Policia ngriti padi penale kundër dy personave dhe dy kompanive për transmetim digjital kabllorë

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive për transmetim digjital kabllorë të kanaleve televizive, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur, SPB Shkup ka ngritur kallëzim penale kundër N.T.(49) nga Shkupi pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “keqpërdorim të të dhënave personaleve”, dhe kundër një kompanie me veprim në fushën e komunikimit satelitor dhe emetimin e programeve televizive nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “falsifikim të dokumenteve”, kundër K.A.(37) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shfrytëzim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë” dhe kundër kompanisë nga Shkupit për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shfrytëzim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”.

“I denoncuari i parë, N.T. udhëheqës në të denoncuarin e dytë – kompanisë, gjatë vitit 2024, në shumë raste ka keqpërdorur të dhënat personale të gjithsej 588 personave, shfrytëzues të shërbimeve, të cilëve paraprakisht u kanë skaduar kontratat për shfrytëzim të shërbimeve nga kompania dhe me ato të dhëna ka arritur marrëveshje fiktive sikur janë nënshkruar 588 kontrata të reja për shfrytëzim të shërbimeve me të denoncuarin e dytë – kompaninë për emetim të programeve televizive satelitore. Në bazë të këtyre marrëveshjeve fiktive, nga i denoncuari i dytë – kompania, në disa fatura të porositura janë transferuar 1.637.080 denarë te i denoncuari i katërt – kompani me të cilat ka pasur marrëveshje të arritur për bashkëpunim teknik për montim dhe demontim të pajisjes satelitore, për gjoja marrëveshjet e nënshkruara” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej bëhet i ditur se i denoncuari i tretë, K.A. si udhëheqës i të denoncuarit të katërt – kompanisë, mjetet e paguara ia ka dhënë kesh të denoncuarit të parë – N.T.

Advertisement

Lajme nga vendi

Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Published

on

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Published

on

Ishte më shumë se një politikan, ishte mendimtari, vizionari që një jetë të tërë ia përkushtoj kauzës së drejtë, paqës së mirfilltë, të drejtës që kanë shqiptarët si çdo popull tjetër për të qenë bashkë.
Ka të tillë që për nevoja të politikës ditore Arbën Xhaferin me ose pa vetëdije e lëshojnë në një dimension të shëmtuar. Ai sishte antipodi, ishte maja e mendimit politiko-filozofik rreth së cilit krijoheshin antipode. A ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët.
Trembëdhjetë vite pa Arbën Xhaferin janë po aq vite jetë me porosite e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbën Xhaferin!
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Published

on

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.

Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.

Continue Reading

Më të lexuarat