Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Axhenda e Gjelbër, një mundësi për transformim të madh ekologjik të rajonit në mënyrë të koordinuar

Published

on

 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe hapi konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme, MARES.
Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si një pikë kthese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe individualisht për vendet e rajonit, për shkak të mundësisë që ofron për të realizuar një transformim të madh të rajonin në mënyrë të koordinuar.
“Me këtë lloj transformimi, efikasiteti i burimeve, mbrojtja e natyrës dhe veprimi i klimës do të vendosen në qendër të të gjitha aktiviteteve ekonomike dhe sfidat do të kthehen në mundësi”, tha Mexhiti, duke shtuar se Klasteri 4 i referohet agjendës së gjelbër dhe mobilitetit të qëndrueshëm, dhe si i tillë, ai lejon një pasqyrë të drejtpërdrejtë në lidhjen midis sektorëve, veçanërisht sektorët e energjisë, transportit dhe mjedisit, ku mbulohet legjislacioni nga sektorët në të cilët sektori i energjisë ka ndikim të drejtpërdrejtë – siç është cilësia e ajrit dhe biodiversiteti dhe burimet ujore.
Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti informoi se për sa i përket kontributit sipas masave, peshën më të madhe në numrin e vendeve tëpunës të reja të gjelbra e zë zgjerimi i ndërtesave ekzistuese të banimit me 42%, ndërtimi i shtëpive pasive 21%, burimet e rinovueshme të energjisë pa stimuj 6% dhe kolektorë termikë diellorë 8%.
“Përdorimi i energjisë së rinovueshme krijon vende pune në prodhim, instalim dhe mirëmbajtje, duke inkurajuar rritjen ekonomike dhe inovacionin në fushën e energjisë. Përveç kësaj, duke diversifikuar burimet e energjisë, burimet e rinovueshme i bëjnë sistemet energjetike më pak të varura nga lëndët djegëse fosile të importuara, duke përmirësuar kështu sigurinë energjetike”, shtoi Mexhiti.
Në konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme (MARES), Mexhiti shprehu përkrahje për ndërhyrjet në zbatimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, me kusht që të mos cenohet mjedisi dhe natyra.

Lajme nga vendi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përkujton Arben Xhaferin në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta

Published

on

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një mesazh përkujtimor ka shprehur respektet e përjetshme për figurën e gjigandit të politikës shqiptare, duke theksuar se ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur mendimesh dhe mësimesh për brezat e ardhshëm.

“Arben Xhaferi ishte një vizionar dhe mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve. Nga ai kemi shumë për të mësuar e kuptuar,” – ka theksuar Taravari.

Arben Xhaferi, një nga figurat më të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, mbetet simbol i përkushtimit, vizionit dhe guximit politik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

Published

on

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot njoftoi se bisedimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë dështuar.

“Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të merr konkluza të sakta për të ardhmen.

Me keqardhje mund të konstatoi se bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar”, tha Thaçi.

Për të konstatuar këtë tha se të dielën do të merr vendim edhe organet partiake.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti përkujton fjalët e Arbën Xhaferit: Më thoshte, “më konsidero si vëlla”

Published

on

Trembëdhjetë vjet më parë u nda nga jeta politikani shqiptar nga Tetova, Arbën Xhaferi. Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni të Veriut, e ka kujtuar Xhaferin, duke thënë se mungesa e tij ndjehet edhe sot.

“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj”, shkroi Ahmeti.

Më pas, ai kujtoi se si gjatë luftës së vitit 2001, “kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona”.

Ahmeti tha se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndal.

“Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”.

Advertisement

“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin”, shkroi Ahmeti.

Arbën Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale në tru.

Continue Reading

Më të lexuarat