Lajme nga vendi
VLEN: Ndryshimi ka ardhur: VLEN-i po forcon lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën!
Ndryshimi i Qeverisë po dëshmon ndryshimin në veprime. Qeveria e Maqedonisë së Veriut historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës. Por, herë pas here si pasojë e partisë shqiptare, BDI-së, si uzurpatore e qeverisë marrëdhëniet bilaterale “acaroheshin”, sepse Ali Ahmeti luante me standarde të dyfishta shkonte në konakë për të pame në Kosovë, ndërsa në Shkup shndërrohej në nikoqir të zellshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Me ardhjen e VLEN-it në qeverinë e RMV-së raportet mes dyja shteteve vetëm se janë thelluar dhe bashkëpunimi është shtuar. Kur njerëzit e duhur qeverisin me vendin nuk mungojnë as vendimet e duhura. Kështu që, vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që na rrethojnë.
Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:
- Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në
Bllacë-Hani i Elezit dhe . Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.
- Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve
natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.
- Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin
profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.
Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhe marrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.
Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut – Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë.
Kujtojmë që, BDI me “pacientin” Bujar Osmani si ministër i Jashtëm, dhe si kryesues i OSBE-së nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë vizitë atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin.
Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga koalicioni faktorizues në qeveri VLEN.
Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin Kurti. Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në Prishtinë!
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 14 Shtator
Dje në ora 19:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 27-vjeçar nga fshati Reçicë e Madhe, rrethina e Tetovës. Paraprakisht, një 22-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:50 në një qendër tregtare në Tetovë, ai e ka kërcënuar, ndërsa më vonë me familjen e saj kanë shkuar para shtëpisë së tij për të biseduar me prindërit e tij, me ç’rast ai e ka sulmuar fizikisht atë, nënën e saj 50-vjeçare dhe axhën e saj 48-vjeçar ndërsa sulmit i janë bashkuar edhe nëna dhe tezja e tij. Sipas denoncimit, ai ka dëmtuar edhe automjetin e saj të pasagjerëve “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës dhe telefonin e saj celular. 27-vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
……Dje në ora 12:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 65-vjeçar nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 62-vjeçare se natën e kaluar rreth orës 21:00 në shtëpinë e tyre, ai e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime. Gjithashtu, është denoncuar se ai në periudhën e kaluar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tyre 49-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 16:30 në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga Gostivari. Paraprakisht, një 41-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se para dhjetë ditësh i ka dhënë në shfrytëzim për disa ditë automjetin e tij “Volksvagen Golf”një personi nga Gostivari, pas së cillit personi ka ndaluar së përgjigjuri në telefon dhe nuk e ka kthyer automjetin. Automjeti është gjetur te një person tjetër, i cili ka deklaruar se e ka blerë nga personi nga Gostivari dhe se i ka dhënë një pjesë të parave, por nuk kishin kontratë shitblerjeje. Automjeti është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
……Dje në ora 10:50 në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 36-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të komunikacionit është ndaluar automjeti motorik I pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi (patente shoferi). Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 22:00 në fshatin Sellarcë e Epërme, rrethina e Tetovës, zyrtarët policorë nga Njësia Policorr Kamjan kanë privuar nga liria një 43-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili drejtonte automjetin motorik të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës gjatë kohëzgjatjes së masës aktive “ndalim për drejtim mjeti”. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj personit do të pasojë kallëzimi përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
……Pas mesnate në ora 02:40 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Saraqinë, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit është ndaluar automjeti motorik i pasagjerëve “Renault Megane” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,02 promil alkool në organizëm. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 14:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë-fshati Strimnicë, rrethina e Tetovës, një 46-vjeçar nga fshati Falisht, rrethina e Tetovës, duke drejtuar një motocikletë me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe me motocikletë ka dalë nga rruga. Në aksident ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë.
……Dje në ora 20:40 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 41-vjeçar nga Gostivari dhe një 35-vjeçar nga Manastiri. Ata paraprakisht rreth orës 20:00 në rrugën “Ilinden” kanë sulmuar fizikisht një 43-vjeçar nga fshati Llakavicë dhe i kanë shkaktuar lëndime. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
…….Pas mesnate në ora 00:20 në DPB Gostivar, një 19 dhe 20-vjeçar kanë denoncuar se më 14.09.2026 rreth orës 22:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar janë sulmuar fizikisht nga disa persona, prej të cilëve një pjesë i njihnin, dhe të cilët gjatë sulmit kanë drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 40-vjeçar nga fshati Xhepçisht, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se në një objekt hotelerie në fshatin Reçicë, djali i saj i muitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur 16-vjeçarë nga fshati Gjermë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 10:00 në SPB Tetovë, një 56-vjeçar nga fshati Palçisht i Epërm ka denoncuar se ditët e kaluara disa persona të cilët i njeh kanë ushtruar presion dhe me kërcënime kanë kërkuar pagesën e një shume të madhe të hollash dhe automjete nga djali i tij, në lidhje me një marrëveshje për hapësirë afariste në Tetovë. Sipas denoncimit, pas kërcënimeve të bëra, nga data 13.09.2026 djali i tij është i pakapshëm dhe nuk mund të vendosë kontakt me të. Është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Tetovë dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personit.
……Dje në ora 11:00 në Njësinë Policore Rostushë, nga Shtëpia e Shëndetit Rostushë është denoncuar se tek ata për t’i ofruar ndihmë është sjellë një 61-vjeçar nga fshati Rostushë. Sipas denoncimit, ai është vetëlënduar ndërsa kryente aktivitete pune pranë xhamisë në fshatin Jançe. Po punohet në zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
BDI: SHBA-ja RIKTHEN BALLKANIN PERËNDIMOR NË KONGRES
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet seancën e sotme të Nënkomitetit për Evropën të Kongresit amerikan kushtuar politikës së Shteteve të Bashkuara dhe sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Interesimi i vazhdueshëm amerikan për zhvillimet në rajon ka një rëndësi të veçantë edhe për Maqedoninë e Veriut, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër partnerët kryesorë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, zbatimit të saj dhe konsolidimit të karakterit multietnik të shtetit. Po aq i rëndësishëm ka qenë angazhimi amerikan për orientimin euroatlantik dhe perspektivën evropiane të vendit.
Pikërisht në një periudhë kur shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i drejtë, barazia gjuhësore dhe mekanizmat e bashkëvendimmarrjes po përballen me sfida serioze, vëmendja e Uashingtonit ndaj stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor merr peshë të veçantë.
Për BDI-në, mesazhi mbetet i qartë: stabiliteti afatgjatë i Maqedonisë së Veriut mbështetet mbi respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe mbi vazhdimin e pakthyeshëm të rrugës drejt Bashkimit Evropian.
Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara ka qenë vendimtar në momentet kyçe të vendit dhe mbetet garanci e rëndësishme për ruajtjen e arkitekturës së paqes, barazisë dhe orientimit euroatlantik, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Lajme nga vendi
Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së
Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.
Njoftimi i plotë:
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.
UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.
Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.
Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!
Sheshi “Skënderbej” – Shkup
ora 18:00
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

