Connect with us

Lajme nga vendi

Gllavçev: Me RMV-në kemi nënshkruar kompromis në viti 2022, është dokument evropian dhe s’ka asgjë për të negociuar

Published

on

Republika e Bullgarisë mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Këtë përgjigje Gllavçev e dha kur u pyet se çfarë ka biseduar në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

“Nuk diskutuam asgjë në veçanti, ai më pyeti se cili është qëndrimi i Republikës së Bullgarisë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Kam vënë në dukje se ne e mbështesim, se është çështje gjeopolitike, por se duhet të respektohen kushtet për anëtarësim në Union”, tha ai.

Duke folur konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se ka një kompromis të nënshkruar në vitin 2022 dhe se qëndrimi i Bullgarisë për këtë çështje është i pandryshuar.

“Konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ju e dini… Ne kemi një kompromis, të ashtuquajtur kompromis nga viti 2022, i ndërmarrë nga ne dhe tashmë është një dokument evropian i nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare plus Bullgaria si anëtare, plus Republika e Maqedonia e Veriut dhe nuk ka asgjë për të negociuar, qëndrimi ynë është i pandryshuar”, thotë Gllavçev.

Advertisement

Gllavçev kryeson delegacionin bullgar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Lideri i partisë politike GERB, Bojko Borisov, ka deklaruar dje se ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit ndërkombëtarisht, por edhe për situatën me Maqedoninë fqinje.

“Nga biseda kuptova se në dy-tre vitet e fundit ka pasur shumë procese në BE dhe NATO që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, të cilat po zhvillohen pa pjesëmarrjen e Bullgarisë, nga e cila vendi ka humbur shumë kohë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të formojmë një qeveri dhe të forcojmë pozicionin tonë”, tha ai.

Sipas tij, Bullgaria është e detyruar të ketë sukses në formimin e një qeverie të rregullt për shkak të situatës ndërkombëtare.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.

Advertisement

Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.

Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat