Connect with us

Sport

MASAR OMERAGIÇ KRYETAR I RI FFM-së

Published

on

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit, 63 delegatët e kuvendit me unanimisht zgjodhën Masar Omeragiqin për Kryetar të Federatës së Futbollit.

Pas 6 viteve e gjysmë në krye me Muamed Sejdinin, Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, fillon një epokë të re nën udhëheqjen e Masar Omeragiqit. Në fjalë tij para delegatëve presidenti ri Omeragiq para se të zgjidhet president në fjalën e tij pas përfundimit të Kuvendit premtoi se do të jetë në mbrojtje të pronarëve dhe sponsorëve të klubeve.

‘’Do të japi gjithçka nga vetja ime që të siguroj kampionat të ndershëm , pasi FFM-ja patjetër të ketë respekt maksimal për të gjithë pronarët dhe sponsorët e klubeve pasi në ditët e sotme është rëndë që të ndahen mjete nga sponsorët. Që ti mbajmë si sponsorë patjetër duhet të ketë kushte të ndershme për lojë. Me kushte të ndershme nënkuptojmë referim të drejtë me të gjitha kushtet që të dëshmojnë në teren se kush është më i mirë’’ deklaroi kryetari i ri i FFM, Masar Omeragiç

Kryetari në largim Muamed Sejdini në fjalën e tij para kuvendarëve tha se është krenar me të arritura gjatë mandatit të prandaj falënderoi të gjithë që kanë qenë pjesë a atij rrugëtimi

“Falënderoj të gjithë ju që ishit pjesë e këtij udhëtimi – delegatët, klubet, lojtarët, trajnerët, administratën dhe çdo dashamirës të futbollit. Uroj që edhe në të ardhmen të kemi suksese edhe më të mëdha dhe që futbolli ynë të vazhdojë të jetë burim krenarie për të gjithë ne. Pasardhësit tim i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij. Faleminderit ! ” tha pos tjerash kryetari Sejdini.

Advertisement

Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, Kryetari I ri FFM-së Masar Omeragiq ka mbajtur një takimi me anëtarët e Këshillit drejtues të Federatës, me të cilin rast kanë emëruar Marjan Stojkoski nënkryetari i ri ndërsa Drilon Ganiun ushtrues i detyrës Sekretar i Përgjithshëm. Me propozim të Kryetarit të ri FFM-së, Goran Pandev është emëruar Drejtor Sportiv për të gjitha seleksionet e reprezentacionit, Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi u emëruan si këshilltarë në kabinetin e Kryetarit të FFM-së.

Masar Omeragiqi është Kryetari i 7-të I FFM-së, pas Alekso Kiprovskit, Ljubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampie Haxhi – Risteski, Ilço Gjorgjioski dhe Muamed Sejdini.

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat