Lajme nga vendi
Më 14 janar do të lëshohet një pjesë e rrugës Gradsko – Drenovë, në datën 17 seksioni i parë nga hekurudha drejtë Bullgarisë

Kryeministri Hristian Mickoski pret që më 14 janar të lëshohet seksioni i parë nga Gradsko deri në Farishë nga rruga e shpejtë Gradsko – Drenovë në gjatësi prej 25 kilometrave, me çka, siç theksoi, do të ulet kohëzgjatja e udhëtimit deri në Prilep dhe Manastir dhe ajo pjesë e shtetit. Më 17 janar pritet të lëshohet edhe seksioni i parë nga hekurudha drejt Bullgarisë.
“Në atë rrugë të shpejtë do të lëvizin automjetet me shpejtësi prej 130 kilometra në orë. Ka një vend të vogël i cili pres që të sanohet dhe të lëshohet në datën 14 të këtij muaji, më sakt, për gjashtë ditë prej sot me çka në mënyrë dramatike do të ulet kohëzgjatja e udhëtimit deri në Prilep dhe Manastir dhe ajo pjesë e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, gjatë vizitës së tij në komunën Shtip.
E gjithë rruga e shpejtë pritet të lëshohet në mars me çka do të rrumbullakohen 25 kilometrat. Paralajmëroi se vazhdojnë edhe aktivitetet në autostradën mes Prilepit dhe Manastirit dhe pret që në afat prej tre vjetëve edhe ajo të përfundojë.
Më 17 janar pritet të lëshohet edhe seksioni i parë Kumanovë – Bellakoc nga hekurudha drejt Bullgarisë.
“Në Korridorin 8 dhe 10 D janë duke u zhvilluar aktivitete infrastrukturore. Pres që para fillimit të sezonit turistik, në gjysmën e dytë të majit dhe në gjysmën e parë të qershorit, të hapet pjesa nga Vrbjani deri në Ohër, me përjashtim të seksionit afër Botunit. Këtu është një rrugë e vogël, e cila duhet të rehabilitohet dhe deri në fund të vitit 2026 të hapim të gjithë pjesën e autostradës Kërçovë – Ohër. Pres që të shpallet tenderi Bukojçan – Kërçovë, i cili edhe këtu do t’i lidhte këto dy korridore. Pres që pas përshtatjes më në fund të kemi një tender të suksesshëm për Bllacë – Shkup dhe projektimin e tunelit Tetovë – Prizren. Pres të përfundojë edhe projekti Kumanovë – Stracin, si dhe qarkorja Manastir – vendkalimi kufitar Mezhitlia. Këto janë projekte që janë në proces të projektimit ose në proces të ndërtimit dhe përfundimit”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve