Lajme nga vendi
Mbi 200 persona kanë marrë paga vitin e kaluar, por nuk kanë shkuar në punë, auditorët kanë konstatuar disa parregullsi

Auditimi konstatoi disa parregullsi dhe probleme me personelin në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor (FSPI).
Sipas raportit të Entit Shtetëror të Auditimit, vitin e kaluar në FSPI janë punësuar 206 persona me kontratë pune në kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj, për të cilët Fondi kishte siguruar pëlqimin nga Ministria e Financave për kryerjen e detyrave të punës dhe për të cilat janë shpenzuar më shumë se 800.000 euro.
“Revizorët tregojnë se nuk ka evidencë për praninë e personave të punësuar, për këtë arsye ekziston mundësia e pagesës së mjeteve për personat që nuk kanë qenë të pranishëm në vendet e punës dhe nuk kanë kryer detyrat e tyre. Kontratat nuk parashikojnë obligim që personat e punësuar të dorëzojnë raporte për punën e kryer, gjë që nuk ofron siguri për përmbushjen e detyrave të punës dhe detyrimeve për të cilat janë angazhuar, ndërsa shumica e kontratave nuk janë të nënshkruara nga ekzekutuesit. thuhet në raport.
Po ashtu, theksohet se FSPI vitin e kaluar ka mbledhur rekord prej 63 miliardë denarë nga kontributet, por më shumë se 30 për qind nga mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve janë mbuluar nga transfertat shtetërore. Arsyeja për këtë është numri i pamjaftueshëm i personave të siguruar aktiv – shpenzimet e një pensionisti mbulohen nga dy punëtorë mesatarisht.
Sipas raportit, FSPI prej vitesh po përballet me mungesë të stafit profesional, veçanërisht në sektorët kyç, si njësitë rajonale, departamenti i TI-së dhe auditimi i brendshëm.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve