Lajme nga vendi
JANEVSKA: MËSIMDHËNËSI DO TË VENDOS NËSE DO TË PËRDOREN TELEFONAT CELULARË NË KLASË, VENDIMIN PËR NDALIMIN E TYRE E MARRIN KOMUNAT
Komunat janë kompetente për shkollat dhe mund të sjellin vendim për ndalimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit, deklaroi ministrja Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen nëse MASH-i mund të marrë vendim të përgjithshëm edhe pasi prindërit kërkojnë që pa telefona gjatë mësimit të jenë nxënësit në të gjitha shkollat, përfshirë edhe shkollat e mesme.
“Jam dakord që kur nxënësit të mos kenë celularë, më shumë do të fokusohen te dija. Por shkollat janë nën juridiksionin e komunave dhe komunat së bashku me drejtuesit e shkollave e marrin këtë vendim”, ka thënë Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media.
Ajo theksoi se duhet parë nëse marrja e telefonave nga nxënësit jep rezultate dhe të bëhet një analizë.
“Por, sigurisht në ditët e sotme mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu arsimtari i cili është bartës i aktivitetit edukativo-arsimor në klasë, do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin telefonat në këtë rast apo jo”, shton Janevska.
Këshillat e komunave të Aerodromit dhe Qendrës kanë miratuar rekomandime për ndalimin e përdorimit të telefonit celular nga fillimi deri në fund të orëve të mësimit, me qëllim të rritjes së sigurisë së nxënësve dhe përmirësimit të procesit arsimor. Rekomandimet janë pranuar nga bordet e shkollave dhe telefonat celularë së fundmi janë ndaluar për nxënësit e shkollave në këto komuna.
Lajme nga vendi
MINISTRIA E DREJTËSISË: JEMI PËR DIALOG – POR VETËM NË BAZË TË KUSHTETUTËS!
“Ministria e Drejtësisë e respekton të drejtën për protestë si një nga të drejtat themelore demokratike të çdo qytetari. Shprehja e lirë e qëndrimeve dhe iniciativave përmes tubimeve publike përbën një segment të rëndësishëm të shoqërisë demokratike dhe kontribuon në avancimin e dialogut publik – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë, pas protestës së sotme të studentëve.
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate thotë se me keqardhje konstaton se protesta e sotme edhe një herë tregoi përpjekje për manipulim të qytetarëve nga struktura politike që për më shumë se dy dekada kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krijimin e gjendjeve të këqija në sistemin e drejtësisë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto veprime hapin dyshime për përpjekje për manipulim publik dhe instrumentalizim përmes nxitjes së çështjeve të ndjeshme, si dhe përdorimit të dukshëm të retorikës etnike për arritjen e qëllimeve afatshkurtra politike.
Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është evidente edhe mungesa e përdorimit të simboleve shtetërore në protestën e sotme, gjë që, sic thonë, vë në pikëpyetje kapacitetin demokratik të organizatorëve dhe qëndrimin e tyre ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.
Sa i përket kërkesave lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë edhe një herë thekson dhe konfirmon se ai zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Bëhet fjalë për një provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por një mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv me të gjitha palët e interesuara dhe i shqyrton me kujdes të gjitha iniciativat dhe propozimet, ekskluzivisht në kuadër të kompetencave ligjore.
Nuk do të lejojmë asnjë keqpërdorim të Kushtetutës dhe ligjeve. – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Lajme nga vendi
PROTESTA E STUDENTËVE: AKUZA E KUNDËRAKUZA VLEN – BDI!
I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.
Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! – kështu ka shkruar në Facebook, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke pohuar se elita milionere e ish-pushtetit, e cila, sic thotë, tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë.
Por, pas takimit me zyrtaren e Ambasadës Amerikane në Shkup, një nga krerët e koalicionit VLEN u prononcua edhe para gazetarqëve.
Protestën e studentëve e kanë ndjekur edhe deputetë e zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bujar Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se në protestën e studentëve ka qenë si ligjerues, si prind po edhe si politikan.
“Ishte një vorbull emocionesh. Nga njëra anë u ndjeva krenar. Krenar për një gjeneratë që nuk bën kompromis për dinjitetin e vet.
Po në të njëjtën kohë u ndjeva edhe keq. Keq për ku e kanë sjellë disa politikanë shqiptarë këtë popull në pak vite” shkruan Osmani duke potencuar, sic thotë, prapa këtij degradimi ka emra dhe mbiemra konkret, të cilët, sipas tij, kanë me mbet në faqet e errëta të historisë.
Ka reaguar edhe Arbër Ademi i BDI-së, pas publikimit të pamjeve nëpër rrjetet sociale ku një qytetarë i kërkon të largohet nga protesta.
Personin në fjalë, Arbër Ademi e ka identifikuar si aktivist të Izet Mexhitit, duke pohuar se ky provokim ishte për kamera duke dashur të kompromitohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.
“VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli.
Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë” – thuhet në postimin e Arbër Ademit.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë konfiskon ilaçe të padeklaruar të fshehura në një autobus nga Kosova
Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh.
Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.
“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula Gadovist dhe 12 ampula Genburto Një pjesë e ilaçeve, 428 ampula, u gjetën gjatë kontrollit të parë në një qese të zezë plastike të fshehur pas sediljeve”.
“Pas kësaj, autobusi u dërgua në terminal doganor për kontroll të detajuar, ku në hapësirat fabrika të ventilimit u gjetën pjesa tjetër, 15.623 copë ilaçe. Kundër dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të kontrabandës, ndërsa ilaçet janë konfiskuar përgjithmonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

