Connect with us

Sport

CHAMPIONS: REAL M KTHEHET ME FITORE NGA ‘’ETIHAD‘’

Published

on

Faza  e  play off-t në Ligën e Kampionëve  në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhuroi emocione të forta. Vendasit ishin më të mirë në një takim , ndërsa   ekipet  mysafire   regjistruan tre  fitore të sigurta.

Ndeshja Mançester Siti – Real Madrid që me  të drejt konsiderohej  finale  para  finale  e  vërtetoi këtë epitet  me lojën  e shkëlqyeshme të të dyja ekipeve  që në  fund   fati ishte  në anën e Real Madridit  që  fituan   2-3

Autor  të dy golave  për  skuadrën vendase ishte Haland, ndërsa për  skuadrën spanjolle shënuan Mbappe, Diaz dhe Belingham. Me  këtë fitore  skuadra e Real Madrit  më 19 shkurt në “Santiago Bernabéu”  me  epërsi të  dukshme  si vendas  do ta  pres ndeshjen e kthimit

Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.

Fitoren e vetme  në cilësinë e vendasit e regjistroi Juventusi në përballjen me holandezët e PSV me rezultatin 2-1. Ndeshjet kthyese  do të zhvillohen me 19  shkurt.

Advertisement

Pas ndeshjeve të mbrëmshme , gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me katër ballafaqime tjera  interesante pasi  takohen :Club Brugge – Atalanta,Seltik-Bayern Mynich, Feynoord – Milan dhe Monaco-Benfica

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

SHKËNDIJA PARA KOHE PËRFUNDOI FAZËN E DYTË PËRGATITORE 

Published

on

Në ndeshjet e  tretë  dhe të fundit  kontrolluese  në Slloveni,  Shkëndija barazoi 1:1 përballë ekipit bullgar, CSKA Sofia. Ekipi sot është kthyer në Tetovë  ku  do të vazhdon me  fazën  përgatitore  kthehet Krasniqi realizon super gol për kuqezinjtë. 

 Kampioni I Maqedonisë së Veriut , klubi futbollit Shkëndija  në kuadër të përgatitjeve  në Slloveni për  pjesëmarrjen në eliminatoret  në Ligën e Kampionëve,  dje  ka  zhvilluar  ndeshjen e  tretë kontrolluese  me  skuadrën bullgare CSKA të Sofjes, ndeshje  kjo e  cila  pas  90 minutave  loje   interesante  dhe me  raste  nga  të  dyja palët përfundoi me  barazim  1-1. Skuadra bullgare e para  kaloi në epërsi me  golin e Ivanov në minutën e 60-të,  ndërsa Endrit Krasniqi  barazoi   në minutën e 84-të.  Për  skuadrën  kuqezi ishte  kjo kontrolluesja e  tretë e  zhvilluara  në tokën sllovene   ku  ka  një  fitore  kundër ekipit Argesh Piteshti  të Rumanisë, një humbje  4-0 nga  FC Kopër e Sllovenisë dhe barazimi i djeshëm  1-1 me  ekipi bullgar  CSKA të Sofjes. Trajneri  Jeton Beqiri edhe në këtë ndeshje gjatë minutave  në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të futbollistëve që ka në  diskonim.  Skuadra e Shkëndijës menjëherë pas ndeshjes është nisur drejt Tetovës, duke përfunduar më herët qëndrimin për shkak të obligimeve logjistike për përgatitjen e ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj The New Saints në Uells.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

NË  1/8 E FINALES PËRBALLEN CHELSEA – BENFIKA DHE FLAMENGO- BAYERN

Published

on

Kampionati Botërorë i  futbollit për klube vazhdon  sipas orarait që kanë përcaktuar organizatorët, Në 1/8 e finales   do të  përballen Chelsea – Benfika dhe Flamengo- Bayern

Çellsi u kualifikua për në 1/8 e finales të Kupës së Botës për Klube , pasi mposhti Esperance de Tunis 3-0 në Lincoln Financial Field, duke regjistruar fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit pa pësuar gol.

Në një ditë nxehtë në Filadelfia, ekipi i Enzo Marescas – pa Cole Palmer e Pedro Neto – pati vështirësi në fillim, por arriti të zhbllokon rezultatin së pari mme golin Tosin Adarabioyo në fund të pjesës së pare dhe me  dy golat  Liam Delap dhe Tyrique George në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër ekipi portugez ka  befasuar Bajern Munihun duke  mundur  me rezultatin 1-0, me  një  gol të vetëm  që e ka realizuar Andreas Schjelderup.  Ndeshja  mes Los  Anxhelos – Flamengo  ka përfunduar me barazim 1-1, ashtu si edhe  takimi  mes  Aukland Citi – Boka Junors  që përfundoi me barazim 1-1

Në raundin  tjetër përballen  Chelsea – Benfika dhe Flamengo- Bayern

Continue Reading

Lajme nga vendi

NË TETOVË ZYRTARISHT NISI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË

Published

on

Me  katër ndeshje para që u zhvilluan  në  para ditën e sotme  zyrtarisht  filloi Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë  që mbahet  në sheshin ‘Ilirija ‘   në Tetovë

 Me ndeshjen mes  reprezentacionit të Turqisë  dhe  atij të Shqipërisë, sot në sheshin “Ilirija” në Tetovë filloi Kampionati Ballkanik  i volejbollit në rërë, për  kategoritë nën 22 vjeç, ku marrin pjesë ekipe nga gjashtë vende të rajonit si Shqipëria, Kosova, Rumunia, Moldavia, Turqia dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut.  Shqipëria në këtë kampionat  prezantohet  me ekip të re  si në kategorinë e  djemve  ashtu edhe në at të vajzave që pritet të jenë e ardhmja e ardhmja e   vendit. Këtë për  televizionin Koha e deklaroi  trajneri i reprezentacionit  Emiljan Xhebrahimi  pas  ndeshjes ku  pësuan  disfatë kundër  Turqisë

 Humbëm kundër  një  ekipi  që është shumë më lartë  se neve normalisht janë , Neve  i kemi të dy grupmoshat shumë të  ri po  mendojmë për perspektivën , për të vazhduar më tej. E kemi nisur me këto që përherë të parë e  përfaqësojnë Shqipërinë  deh janë të gjithë nën 20 vjeç. Këtu janë të katërt përveç njërit që është pak më i madh, tre të tjerët janë nën 20 vjeç.. Duam  të nisim një projekt me  këtë grupmoshë , në Shqipëri kemi  edhe  dy  grupmosha  tjera që do mundohemi të vazhdojmë këtë punë, prandaj edhe  rezultati ishte  i atill ‘ deklaroi trajneri Emiljan Xhebrahimi

Sa  i përket pritjes  dhe  përkrahjes nga  tetovarët trajneri Xhebrahimi tha  se kjo është kënaqësia më e madhe

 ‘Normalisht kjo ishte kënaqësia më e madhe, vijmë këtu  si shqiptarë  që të mblidhemi të gjithë së bashku këtu  dhe të përfaqësojmë  denjësisht   duke  parë  që neve siç thash edhe më parë e  kemi grupmoshën shumë të vogël në krahasim me ekipet e tjera ‘tha Xhebrahimi

Advertisement

Volejbollistja shqiptare Sonja  Sulejmani  tha  se  është e mahnitur  nga  mikpritja  këtu në qytetin e Tetovës, ndërsa  sa i përket   garave  tha  se  do të mundohen të paraqiten denjësisht .

  ‘ Jemi  pritur  shumë mirë  sidomos se gjuha  flitet shqip edhe këtu. Jemi  ndjerë tamam  si në shpinë tonë. Neve nuk kemi ardhur  me një qëllim të caktuar, për të dal  në vend  të caktuar por sigurisht presim të përfaqësohemi denjësisht si çupat  si çunat dhe  pse  jo të  fitojmë ndeshjet‘  deklaro Sonja  Sulejmani

 Në ndeshjet e sotme të  zhvilluara para dite u shënuan këto rezultate: Turqia – Shqipëria  2-0, Moldavia  2  – Rumunia 0-2, Moldavia 1- Maqedonia e Veriut  2-0 dhe  Turqia 2 – Kosova 2-0

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat