Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: Jemi duke realizuar hulumtime për punësimin e studentëve të RMV-së

Published

on

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës aktualisht është duke realizuar hulumtim ku janë përfshirë të gjitha universitetet shtetërore dhe gjenerata e të diplomuarve në vitin akademik 2022/2023, për të parë nivelin e punësueshmërisë, gjegjësisht, nëse këta studentë tashmë janë punësuar dhe sa kohë pas diplomimit, nëse njohuritë dhe aftësitë e fituara janë të zbatueshme në vendin e tyre të punës, nëse janë të kënaqur me të ardhurat e tyre nga puna e tyre, etj. Kjo do të na ndihmojë të shohim më saktë se çfarë cilësie prodhojnë universitetet tona dhe çfarë duhet të ndryshojë”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në eventin në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ku u prezantuan rezultatet nga projekti “Skills4Justice”, i cili trajton çështje që kanë të bëjnë me migrimin e popullsisë, dhe zbatohet në kuadër të programit Horizon të Bashkimit Evropian.

“Hulumtimi do të na tregojë nëse nevojiten programe të reja studimore, nëse do të ishte mirë të futeshin studime ndërdisiplinore më shumë mësim me praktikë në fakultete të caktuara, ridefinimi i kuotave etj. Rezultatet do të jenë bazë e dobishme për krijimin e politikave të rdhshme të arsimit të lartë”, tha Janevska.

Ministrja informoi se është në proces të përgatitjes së Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, i cili do ë jetë bazë e mirë për vendosjen e themeleve të forta për arsimin e lartë. Ajo potencoi se po shqyrtohen mundësitë në ligj që në të ardhmen të përfshihet një masë për ofrimin e punësimit për studentët më të mirë të çdo gjenerate në universitetet publike dhe institucionet shkencore.

“Po përpiqemi të avancojmë cilësinë e arsimit, gjë që në të kaluarën shpesh ishte arsyeja që të rinjtë të largoheshin në vende të tjera në kërkim të mundësive më të mira arsimore. Do të bëjmë ndryshime të mëdha, por duhet bashkëpunim më i fortë me të gjitha palët e interesuara, ndërsa veçanërisht me universitetet dhe komunitetin e biznesit, të ndalojmë procesin e migrimit”, shtoi ministrja, duke theksuar se kjo është një sfidë e madhe, duke pasur parasysh se për gjatë shtatë viteve në vend ka pasur 17 mijë nxënës më pak ndërsa numri i studentëve është ulur për 7 mijë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat