Connect with us

Lajme nga vendi

Përmbaruesit të mbingarkuar me lëndë komunale! Vitin e kaluar janë arkëtuar rreth 160 milionë euro

Published

on

Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut sipas statistikave për vitin 2024 janë të mbingarkuar lëndë komunale, të cilat përbëjnë 50% të gjithsej kërkesave të pranuara për përmbarim, kjo u bë e ditur në punëtorinë për gazetarë të mbajtur në Strumicë. Më pas vijnë lëndët për taksën gjyqësore, gjegjësisht për tarifat e papaguara për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes për lëndët në shumën prej 1.000 deri në 2.000 denarë dhe pas tyre janë rastet e detyrimeve ndërmjet qtetarëve, ndërmjet personave juridik dhe akterëve të tjerë në shtet, përfshirë shtetin ku paraqitet kreditori.

Por, sipas kryetares së Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë së Veriut, Vesna Delovska, numri i kërkesave për përmbarim është rritur për 10 mijë lëndë pasi Gjykata Kushtetuese hoqi parashkrimin si mundësi për inkasimin e borxheve.

“Me kalimin e kohës, qytetarët ndërgjegjësohen, e dinë se çfarë është procesi i përmbarimit dhe problemet e mëparshme janë zhdukur. Me krenari do të thosha se qytetarët e vendit tonë po bëhen të vetëdijshëm financiarisht, të dëgjueshëm dhe të ndërgjegjshëm në përmbushjen e obligimeve të tyre”, theksoi Delovska.

Lidhur me ankesat e qytetarëve se u ngarkohen tarifa të paarsyeshme të larta, Delovska sqaron se shumat për shpenzimet përmbarimore të përmbaruesve jo vetëm që nuk janë të larta, sepse përveç borxhit kryesor, përmbaruesi ngarkon edhe shpenzime përmbarimore për avokatët, noterët, vlerësuesit, topografët, kadastrën, regjistrin qendror të shërbimeve postare.

Kostot totale të përmbarimit kryesisht përbëhen nga shpenzimet e tjera, jo nga tarifa e përmbaruesit, siç tregohet nga analiza e Doing Business, e cila tregon se edhe pse 28.8% e të gjithë kërkesës i përket përmbarimit, 16.7% nuk është për përmbaruesit, por për avokatët.

Advertisement

Në punëtori, ekspertët pjesëmarrës theksuan se nevojitet një transparencë dhe bashkëpunim më i madh ndërmjet përmbaruesve dhe gazetarëve, në mënyrë që bashkërisht ta afrojmë përmbarimin si aktivitet me publikun e gjerë, pra të thuhet në mënyrë transparente se çfarë dhe çfarë përfitimesh sjell puna përmbarimore për shtetin dhe ekonominë në tërësi.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat