Lajme nga vendi
SKIJIM: KONSTASNTIN STOILLOV DHE LIRIKA DEVA FITUES TË QENIT TË SHARRIT
Me shpalljen e fituesve të në mënyrë solemne përfundoi edicioni i 41-të i garave ndërkombëtare të skijimit Kupa e Malit Sharr që kësaj radhe u organizua nga Federata e Skijimit dhe Ministria e sportit të Maqedonisë së Veriut dhe me përkrahjen e të Qendrës rekreative sportive Kodra e Diellit. Fitues të përgjithshëm dolën bullgari Konstantin Stoillov në kategorinë e meshkujve dhe kosovarja Lirika Deva na at të vajza. Në mbylljen solemne krahas drejtuesve të Federatës së Skijimit ishte edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili premtoj se organizimi në ardhmen do t jetë në nivelin më lartë
‘’Fillimisht më lejoni që të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit dhe garuesit dhe ato që morën vende. Për ne si komunë e Tetovës dhe si Republikë e Maqedonisë së veriut është e një rëndësie të veçantë rikthimi i Kupës së Sharrit, sepse ka qenë një simbol i Tetovës , simbol i Ballkanit dhe ne do të punojmë fuqishëm që nga viti i ardhshëm ky organizim të jetë shumë më e mirë dhe do ketë shumë më shumë pjesëmarrës dhe sigurisht që dal nga dal t’ia rikthejmë shkëlqimin që ka pasur diku’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës
Fitues të përgjithshëm në kategorinë e meshkujve dolën skiator bullgarët Konstantin Stoillov vendi parë, Ivan Glavçev vendi dytë.,ndërsa venin e tretë e ndanë bullgari Marko Semerxhiev dhe skitari i Maqedonisë Mirko Llazarevski . Ndërsa fitues i shpërblimit 1000 euro dhe Qeni i Sharrit i takoi Konstantin Stoillov. Pas që u shpall më i miri ai ekskluzivisht për TV koha deklaroi
‘’Jam krenar që dola fitues i Kupës së Sharrit , për mua është nder që mora pjesë dhe që dëshmova skitari cilësorë. E di që kjo gara është tradicionale cilës dhe shpresoj se do të vazhdon edhe më tutje ‘’deklaroi Stillov
Në kategorinë e femrave fituese e përgjithshme doli skiatorja e Kosovë Lirika Deva , para asaj bullgare Paula Mie dhe kosovares tjetër Arba Pupovci. Lirika deva e emocionua pas këtij suksesi për televizionin koha deklaroi
‘’Ka qenë shumë e lumtur me rezultatin tim sot dhe kjo është një rezultat i punës time shumë vjeçare dhe kam qenë shumë falënderuese për krejt shqiptarët që kanë ardhur me na përkrahë dhe kryesisht ishte një garë shumë e mirë’’ tha fituesja Lirika Deva
Ndryshe për shkak të dëborës jo të mjaftueshme dhe të mjegullës së dendur edhe sot garat u mbajtën në disiplinë e sllallomit. Organizmi nga ana e delegatit të FIS-it i vlerësua lartë. Organizatori për ata më të merituarit në organizimin e këtij eventi tradicional ndajti mirënjohje në mesin e të cilëve edhe drejtorisë së Qendrës Turistike Kodra e Diellit.

Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

