Connect with us

Lajme nga vendi

Vijat e bardha për këmbësorët në shumë rrugë mezi vërehen

Published

on

Vijat e bardha për këmbësorët në shumë rrugë të Tetovës mezi shihen.Kjo përbën problem si për këmbësorët poashtu edhe për vozitësit.Ndërkaq, më problem paraqitet situata gjatë orëve të natës kur vizë-bardhat aspak nuk duken dhe janë burim potencial për aksidente trafiku. Kësisoji,kohëve të fundit nëpër rrugët e Tetovës, sidomos ato dytësore, gjithnjë e më pak shihen vizat e bardha për këmbësorët apo vijat ndarëse të rrugëve. Më problem paraqitet edhe në disa rrugë periferike, ku pothuajse asnjëherë nuk ka vija ndarëse ose vizë-bardha për këmbësorët.Nga policia thonë se në secilën periudhë të vitit kryen vëzhgime në terren dhe në ato vende ku është hasur mungesa e vijave të bardha që shënojnë ndarjen e korsive por edhe vizbardhave, është përgatitur raporti përkatës dhe është kërkuar nga organet kompentente që në kohë sa më të shpejtë të shënohe që të mund këmbësorët pra të kenë më të qartë se ku ta kalojnë rrugë, dhe po ashtu vozitësit ta kenë qartë se ku e kanë kufirin e korsisë në të cilën lëvizin, thonë nga policia e Tetovës.Nga komuna e Tetovës thonë se do të ndërmarrë aktivitete për ruajtjen më efikase të dukshmërisë së vendkalimeve për këmbësorë, në vend të praktikës së mëparshme të angazhimit të një kompanie për atë punë. “Shënimi i rrugëve në vendkalimet e këmbësorëve, nëse nuk bëhet me ngjyrë afatgjatë, do të duhet të bëhet çdo vit dhe ky është obligim i komunës, ndaj përvoja jonë e deritanishme ka treguar se kjo nuk mund të arrihet me operator të jashtëm sepse burimet dhe procedurat formale për sigurimin e një operatori të jashtëm janë më afatgjata kurse nevojat janë më urgjente”, thonë nga komuna e Tetovës. Nga komuna e Tetovës thonës se janë të angazhuar që të blihen të gjitha makineritë e nevojshme që vet të bëjnë shënimin e vijave të bardha në rrugë.Brenda vitit, komuna e Tetovë ndanë 1.5 milion denarë për vijat e bardha, para këto që nuk mjaftojnë sepse këto mjete ndahen që mirëmbajta të bëhet një herë në vit, ndërsa rregullat parashohin që rrugët të paktën dy herë brenda vitit të shënohen me ngjyrë të bardhë.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat