Lajme nga vendi
VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore
Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe.
“Bujar Osmani i njohur me rastin Pacienti lavdërohet e krekoset që BDI e ka sjellë ligjin për masa restriktive për ata që janë në listë të zezë. Por, harroi të cek se pikërisht ishin ata që kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, propozuan dhe miratuan ndryshime në ligjin për masa restriktive.
Nga atje i bëjnë të ditur Osmanit dhe BDI-së se qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën dhe nuk bien prej e mashtrimeve që i hedhin ato në opinion. BDI ka mbetur në mëshirë të fatit dhe vetëm reformat e thella e shpëtojnë nga rrënimi dhe dalja nga humnera e krimit në të cilën është zhytur. BDI duhet ta pranoj të faktin dhe të vërtetën se tani ajo është në opozitë dhe nuk mund të diktoj dhe kurdis tenderë për miqtë e tyre.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

