Lajme nga vendi
Prokuroria ankimon vendimin e gjykatës për paraburgim shtëpiak të Asmir Jahoskit
Nga Prokuroria për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë ankimuar vendimin e gjykatës që të dyshuarit Asmir Jahoski masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak dhe masën e kujdesit, përcjell TV21.
Lajme nga vendi
Ndërroi jetë fëmija 2 vjeç që u godit nga një plumb qorr në natën e Vitit të Ri
Mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike në Shkup ka ndërruar jetë fëmija dyvjeçar i cili u plagos gjatë natës së Vitit të Ri, pasi, sipas informacioneve fillestare, ishte goditur nga një plumb qorr.
“Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit”, thonë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Jetëgjatësia rritet, por Maqedonia e Veriut po zbrazet! Saraji dhe Çairi kryesojnë me rritje natyrore pozitive në vend
Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe në vitin 2024 ka arritur mesatare në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rënie të popullsisë për shkak të rritjes natyrore negative.
Sipas të dhënave nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një rënie të popullsisë prej 4.140 banorësh. Vetëm rajoni i Shkupit ka shënuar rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e lindjeve.
Jetëgjatësia mesatare është rritur nga 75,32 vjet në vitin 2023 në 76,63 vjet në vitin 2024. Gratë jetojnë më gjatë, me një mesatare prej 78,86 vjetësh, ndërsa burrat 74,48 vjet.
Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, vendi ka pasur rritje natyrore negative. Vetëm brenda një viti, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për rreth 700, nga 16.737 në vitin 2023 në 16.061 në vitin 2024. Në dhjetë vitet e fundit, lindjet kanë rënë nga 23.002 në vitin 2016.
Rajoni i Shkupit ishte i vetmi me rritje pozitive natyrore, veçanërisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe natyrore u regjistrua në Novosellë (-14.8), Novac (-13.7), Nagoriçan i Vjetër (-13.6) dhe Kratovë (-12.8).
Shkaqet më të shpeshta të vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (36.6%), kanceret (19.6%) dhe sëmundjet endokrine e metabolike (7.7%).
Vitin e kaluar, numri i martesave ka rënë për 1.600 dhe ka arritur në 11.066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, duke arritur në 2.024. Mesatarisht, në nivel shtetëror janë regjistruar 183 shkurorëzime për 1.000 martesa, me normën më të lartë në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -14 deri -6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -4 deri 6 gradë celsius.
Për ditën e shtunë moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

