Connect with us

Lajme nga vendi

Në mesin e viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK

Published

on

Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan. Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.

Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.

Në këtë ngjarje teragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi. Bëhet fjalë për Andrej Llazarovin. Nga klubi Shkupi në rrjetin social fejsbuk shkruajnë se kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e ekipit, ndërsa shtojnë se shoku i tyre, ka humbur jetën duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që në momentin e zjarrit tentonin të largoheshin. Andrej Llazarov, në FC Shkupi ka qenë vetëm gjashtë muajt e fundit, por për këtë klub do të mbetet në kujtime gjithë jetën, shkruajnë nga Klubi i Futbollit Shkupi/Alsat.mk

Lajme nga vendi

NË TETOVË PËRFUNDOI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË

Published

on

Me  shpalljen e  ekipeve  kampione në kategorinë e djemve dhe  vajzave  nga   Shqipëria, Kosova, Turqia, Rumunia, Moldavia  dhe  vendi  nikoqir  Maqedonia e Veriut  që u mbajt në sheshin “Iliria” në Tetovë përfundoi  kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë për moshat  nën  22 vjeç. Titulli kampion  ballkanik në kategorinë e  vajzave  i  takoi  reprezentacionit të Rumanisë pasi në  finalen mundën ekipin  Turqia   1, ndërsa në kategorinë e djemve kampion i Ballkanit  u  shpall ekipi 1 i Turqisë  1 që mundi  ekipin  e Turqisë  2  me  rezultatin  2-0  në sete.,  Kupat dhe  medaljet  ekipeve  fitues  ua  ndan kryetari I komunës së Tetovës  Bilall Kasami  dhe Petar Jovanovski kryetari i Fefderatësë së Volejbollit të Maqedonisë  . Pas  përfundimit të këtij  eventi  kryetari  Kasami falënderoi  të  gjithë ata   që kanë kontribuar  në organizimin perfekt të këtij spektakli të madh sportiv që përherë të parë mbahet në Tetovë.

Në  fund të  manifestimi  kryetari  Bilall Kasami ndau mirënjohje pwr  Agron Hajredinit pë medaljen e  fituar  në Olimpiadë pë sportist me nevoja të veçanta.

Në ndeshjet  për vendin e tretë dhe  medaljet e bronztë, në kategorinë e meshkujve  ekipi Moldavia 2 mundi ekipin Moldavia 1 me  rezultatin 2-1  në sete, ndërsa në kategorinë e vajzave  Moldavia  mundi Turqinë  2 me rezultatin 2-0 në sete.  Ndryshe Kampionati ballkanik i volejbollit  në rërë për moshat nën 22 vjeç ishte kjo hera  e pestë që organizohet  nga Federata e Volejbollit të Maqedonisë dhe atë 3 herë qytetin e Shtipit  një here në Strumicë dhe tani në Tetovë./TV KOHA/

default

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bulevardi i ri në Tetovë do të vazhdojë të ndërtohet deri në Poroj

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka thënë se do të vazhdojë të realizohet bulevardi V.S Bato në Tetovë në drejtim të fshatit Poroj dhe në drejtim të qarkores në fshatin Trebosh që është në realizim e sipër. Aktualisht, ky bulevard përfundon në lagjen Drenovec, respektivisht në fund të ish fabrikës së tullave. Megjithatë nëse vazhdohet të realizohet deri në fshatin Poroj në njërën anë dhe në drejtim të fshatit Trebosh, në anën tjetër atëherë atëherë ky do të ishte lehëstim I madh për rrugën aktuale Tetovë-Jazhincë, e cila vazhdimisht është e stërngarkuar dhe mjaft e frekuentuar. Kasami nënvizon se është në planet e komunës që të vazhdohet ky bulevard.
“ Pajtetër që do të vazhdojë, sigurisht se projektet kapitale nuk realizohen në një periudhë të shkurtër, besoj që në mbledhjen e rradhës të këshillit komunal, do të propozojmë programën zhvillimore ku është paraparë përfundimi I këtij bulevardi, deri në fshatin Poroj me çka kjo rrugë do të jetë plotësisht funksionale dhe në të njejtën kohë jemi në bisedime me qeverinë, më konkretisht me drejtorinë për rrugë shtetërore për të vazhduar edhe krahun tjetër deri në qarkoren në fshatin Trebosh që është në ndërtim e sipër”, deklaroi Kryetari I Komunës së Tetovë Bilall Kasami.
Ky bulevard është një ndër arteriet kryesore të komunikacionit për trafikun e stërngarkuar në rrugët e qytetit të Tetovës dhe kishte për qëllim që të evitojë kaosin në pjesët kryesore, sidomos për automjetete që vijnë nga Shkupi dhe Gostivari dhe desticnacion nuk e kanë Tetovën, por rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë dhe anasjelltas.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Regjistrimi 2021, VLEN akuzon BDI për tradhëti kombëtare

Published

on

Nga Koalicioni VLEN sot kanë akuzuar se regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 u shit dhe se BDI preu në besë shqiptarët. Sipas Blerim Sejdiut, të dhënat flasin vetë ngase në fshatrat me shumicë shqiptare si Gërçeci në regjistrimin e fundit janë regjistruar vetëm 36 banorë, ndërsa në Reçicë figurojnë vetëm 1653 banorë. Këto shifra nuk janë gabime të rastësishme, por rezultat i një pazari të qëllimshëm politik, akuzuan nga koalicioni VLEN.

Pyesim publikisht: Si është e mundur që në Reçicë të Vogël regjistrimi të numërojë vetëm 1.653 shqiptarë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e fundit të dalin mbi 2.400 vota vetëm për partitë shqiptare?Si është e mundur që në fsh. Zhelinë të ketë 3432 banorë e 4103 votues? Si është e mundur që në fsh.Strimnic të ketë 1937 banorë të regjistruar e 2644 votues? Dhe kjo gjendje vazhdon edhe ne shume fshatra tjerë? A ka përdorur BDI lista të fryra për të mbushur kutitë? Apo ka shpërngulur njerëzit në “botën e statistikave të fshehta”? Dhe si në çdo skemë mashtrimi, në fund u shtua edhe “qershia mbi tortë”: një kategori fantazmë, “persona për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative”. Kjo kategori nuk ekziston në asnjë ligj, por prodhoi mbi 132.000 banorë të panjohur, shumica maqedonas, ndërsa shqiptarët e vërtetë, ata të diasporës, u zhdukën qëllimisht nga numrat.Dhe më në fund, Gjykata Kushtetuese, para dy ditësh, e rrëzoi këtë mashtrim të ligjshëm, duke shpallur antikushtetues ndarjen “rezident/jorezident”. Kjo është fitore e së vërtetës, dhe dënim moral për tradhtarët e interesit kombëtar.Ne në VLEN nuk bëjmë kalkulime me popullin tonë. Ne nuk frikësohemi nga mërgata, përkundrazi, jemi zëri i saj. Ne nuk njohim shqiptarë “të mirë” e “të padëshiruar” sipas interesit të pushtetit.Çdo shqiptar ka vend në vendimmarrje. Ne nuk do ndalemi, derisa kjo padrejtësi të korrigjohet, me riregjistrim të diasporës, me përfshirje të saj në çdo mekanizëm përfaqësimi.Regjistrimi i vitit 2021 nuk ishte dështim, ishte TRADHTI. Një tradhti e planifikuar, e zbatuar me urdhër nga lart, me puthadorë të bindur në çdo institucion. Por sot, kjo skemë është rrëzuar. Dhe jo, as Soravia, as klanet e Reçicës, nuk do ta shpëtojnë dot më gënjeshtrën.

Continue Reading

Më të lexuarat